Antonio Penacchi rrëfen në Tiranë
historinë e romanit "Kanali Musolini"

Antonio Penacchi rrëfen në Tiranë<br />historinë e romanit
Është promovuar këtë të martë në Tiranë libri i autorit Italian Antonio Pennacchi, "Kanali Musolini". Promovimi u mbajt në Institutin Italian të Kulturës, në praninë e autorit, botuesit Petrit Ymeri dhe dashamirës të letërsisë.

Antonio Pennnachi zbuloi para të pranishmëve disa të vërteta të historisë së kanalit të famshëm. Menjëherë pas përkthimit në anglisht libri ngjalli interes dhe admirim për qartësinë e vështrimit dhe stilin në vende të tjera të botës. Libri vjen në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Dituria”.

Për të pranishmit Pennachi rrëfeu zanafillën e romanit, duke theksuar se lidhet edhe me historinë e familjes së tij.

Historia fillon në vitin 1926 me një njërin prej trashëgimtarëve të familjes Peruci, që ishin argatë venecianë në fund të shekullit të 19-të, ku një fis i tërë fshatarësh nga veriu që vijnë në Agro Pontino për të punuar në tharjen e kënetës.

“Natyrisht në Agro Pontino nuk ekziston asnjë familje Perruci, që t’i kenë ndodhur këto ngjarje, por ngjarjet kanë ekzistuar në të vërtetë. Është historia e komplikuar dhe fatkeqe e atyre që ishin përkrahës e simpatizantë të hershëm të fashizmit. Unë kam treguar histori të vogla, por të vërteta të mëdha të një eksodi të madh historik që lihet në harresë ose që është i komentuar me keqdashje. Nuk e di sesi është ky libër për ju, por unë që kur isha i vogël e kisha vendosur se do ta tregoja”. 

Përtej kontekstit historik të bonifikimin e kënetave Pontine si një prej projekteve ambicioze të Musolinit, në romanin Kanali Musolini, zbulohen personazhe interesantë. Me një humor dhe ironi të hollë autori shkruan se ç'ishte fashizmi, cila ishte Italia e vërtetë e viteve ‘30 dhe sesi mund ta njohim Duçe ndryshe.

Antonio Pennacchi i lindur në vitin 1950 ka qenë edhe pjesë aktive e disa partive në Itali, shpesh kontradiktore me njëra-tjetrën.


[gallery]19311[/gallery]


 
Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik