Kryeministri Rama tha se kushdo që mendoi se ia doli të anulojë ndërtimin e tregut të ri tregtar në Porto Romano, gabon dhe se po vijojnë për gatitjet për të hedhur hapin e radhës. Rama tha gjithashtu se kush mendon se nënshtron qeverinë, do të mbesë me gishtin që zgjedh vetë në gojë.

“Gara është organizuar 2 herë dhe ka pasur interes. Herën e parë kriteret kanë qenë të forta dhe këto nuk duhet të thonë që ska kompani që nuk i plotësojnë, por që në se nuk përgatit në kohë dhe si duhet, nuk kualifikohesh. Herën e parë gara është anuluar, këtë herë ndodh kjo koincidencë fatkeqe. Kompania ka shkruar tërheqjen e saj me argumentin e krizës së çmimeve që nëse gjerat nuk kthehen në normalitet e bën situatën të vështirë. Nuk e kemi fare informacioni që ka pasur ndonjë komponent tjetër. Ato që fërkojnë duar se mendojnë që ja dolën, e kanë gabim se thjeshtë kanë haur një rrugë tjetër që nuk e bllokojnë dot më. Në të njëjtën periudhë kohe ne do të bëjmë hapin që kemi qenë në pamundësi për ta bërë deri tani. Nuk hem më shumë se ndërkohë jemi duke përgatitur hapin tjetër. Të gjithë ata që kanë menduar se do ta nënshtrojnë qeverinë, qofshin forca të brendshme apo të jashtme, do të mbeten me gishtin që do të dëshirojnë të zgjidhin vetë në gojë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Porti në Porto Romano, Rama: Kompania u tërhoq për shkak të krizës! Asnjë presion nga SHBA e BE, faktorë të tjerë s’donin të ishte histori suksesi