Anulimi i paradës së LGBTIQ në Serbi, Vuçiç: Histeri e pakuptimtë, nëse shteti thotë se tubimi është i ndaluar, atëherë ai s'do të bëhet

Anulimi i paradës së LGBTIQ në Serbi, Vuçiç: Histeri e pakuptimtë, nëse shteti thotë se tubimi është i ndaluar, atëherë ai s'do të bëhet

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se ekziston një histeri e pakuptimtë rreth "Europride" dhe shtoi se askush nuk dëshiron ta vendosë veten në vendin e autoriteteve shtetërore.

Ai tha se nuk do të ketë përleshje dhe konflikte dhe se ata që tentojnë ta bëjnë këtë do të dalin para drejtësisë.

"I kam kuptuar të gjitha kërkesat dhe jam dakorduar me idenë e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme do të reagojë në përputhje me ligjin. Ajo që do të ndalohet do të ndalohet. Ajo që do të lejohet janë tubimet në ambiente të mbyllura", tha ai dhe shtoi. “Atë që keni planifikuar të keni, shteti vendosi që nuk do ta keni, pikë”.

Ai shtoi se vendi nuk e bën këtë sepse është i lumtur, por thekson se në epokën e rrjeteve sociale dhe konflikteve të fuqive të mëdha mbi kurrizin e Serbisë, Serbia normale vuan gjithmonë.

Më 27 gusht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se EuroPride, që përfshin Paradën e Krenarisë që pritej në shtator është anuluar. Vuçiç la të hapur mundësinë që ajo mund të mbahet dhe në një datë tjetër. Ai tha se të drejtat e minoritetit janë nën kërcënim, por tha se qeveria ka presione të shumta këto kohë, ndër to edhe nga Kisha Ortodokse Serbe për të anuluar eventin.

EuroPride është një ngjarje ndërkombëtare dedikuar pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ, që mbahet çdo vit në qytete të ndryshme. Kësaj radhe, “Parada e Krenarisë” ishte planifikuar të mbahej në Beograd nga data 12 deri në 18 shtator.

Bashkimi Evropian shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që të anulojë (shtyjë) mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'