Anullimi i 8-katëshit
përçan myslimanët
Vendimi për anullimin e lejes për ndërtimin e godinës polifunksionale që do ngrihej ngjitur me xhaminë e Namazgjasë, ka shkaktuar debate të forta nëpër të gjitha forumet myslimane në rrjetet sociale.
TIRANE- Vendimi për anullimin e lejes për ndërtimin e godinës polifunksionale që do ngrihej ngjitur me xhaminë e Namazgjasë, ka shkaktuar debate të forta nëpër të gjitha forumet myslimane në rrjetet sociale. Ata janë shprehur pro dhe kundër këtij vendimi, por ajo që të bie në sy është fakti se janë habitur me marrëveshjen e kushtëzuar që Komuniteti Mysliman ka bërë me pronarët për ndërtimin e objektit të kultit. Kjo pasi sipas tyre, feja myslimane nuk e pranon një kusht të tillë, dhe kërkon që toka ku do të ndërtohet një objekt kulti, pra vakëfi, duhet të dhurohet, në të kundërt ai s’mund të përdoret për ndërtim.
Përjashtoi rastet kur ai blihet, sigurisht. “Përse u dha 1 leje e vetme për kompleksin "Xhami+pallate biznesi"?? Lejet duhet të jepeshin veç. Përse leja u dha në skadimin e 8-vjeçarit qeverisës dhe jo 7 vite më parë?? Sa interesa të fshehta kishte Kmsh-ja dhe PD-ja tek pallatet, që e gatuan kompleksin "Shtëpi e Zotit+pallat biznesi"??!! Nuk bën te protestojmë ne nëper Fcb apo rrugë! E çfarë do kërkojme??!! Pallate biznesi?? Estagfirullah! Kur qe me pasterti, përse i futen në një leje Xhamine+pallate biznesi?? Ç'është ky dhurim me kusht, që nuk ekziston askund!? Nuk ka dhurim me kusht! Ose ka tregti, më jep të jap, ose ka dhurim, merre ta kam falur, s'dua asgjë në këmbim! Të dyja "dhurim+kusht" quhen tregt”, - thotë njëri nga besimtarët, i cili nuk është i vetmi me këtë qëndrim, ashtu siç nuk janë të paktë as ata që nuk kursejnë fjalët e hidhura kundër kryeministrit Edi Rama, për bllokimin e kësaj lejeje.
Ndërkohë që ata kanë hedhur nga idetë nga më të ndryshme për të reaguar, që nga protestat e të gjithë hoxhallarëve të vendit, e deri tek falja e së premtes përpara kryeministrisë. “Mendoj që Xhumaja e kësaj jave të falet para Kryeministrisë dhe jo në xhamiat e Tiranës, si shenjë e një protesteje në formën me paqësore që ekziston me Namaz”, - thotë një tjetër besimtarë myslimanë. Ndërsa është shpërndarë projekti i xhamisë së Namazgjasë dhe projekti i muzeut multifetar i Edi Ramës kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës, nuk kanë qenë të paktë, ata që kanë mbështetur projektin e Ramës, si një projekt risi, ndërsa e kanë cilësuar projektin e xhamisë së Namzagjasë një kopje “ibret” të xhamive të Turqisë.
Shkrimi u publikua sot (10.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33%
-
Jo
61.4%
-
Deri diku
5.6%
Vota total: 857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër
28 Nëntor, 16:33
-
SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë
28 Nëntor, 16:30
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55