Pas këtij vendimi, Denada Rondos është shprehur mjaft mirënjohëse, duke e cilësuar këtë ditë si më të lumturën e jetës së saj. “Është një ndjenjë e madhe duke e ditur se unë do t'i rris fëmijët e mi në një vend barazie”, tha Rondos.
32-vjeçarja e martuar me një shtetas amerikan me origjinë greke arriti të emigronte në SHBA në vitin 2002 nëpërmjet një pasaporte me një foto të ngjashme me të sajën. Ajo me bashkëshortin e saj janë pronarë të një restoranti në Cheshire dhe jetojnë në Litchfield.
Rondos ka marrë një urdhër deportimi në vitin 2009. Që prej asaj kohe ajo ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, të cilat kishin vendosur ta dënonin këtë të hënë.
Senatori Blumenthal duket se ka qenë një nga mbështetësit e saj, kur ka deklaruar se Rondosi rrezikon të përballet me persekutim në Shqipëri dhe se dëbimi i saj është "mizor dhe çnjerëzor".
Bashkëshorti i saj është gjithashtu shqiptar, por me nënshtetësi greke, por ndryshe nga Denada, së cilës të premten iu paraqit urdhri për dëbim, Vironit nuk i është dhënë një urdhër i tillë.
32 vjeçarja është shprehur se nuk dëshiron të kthehet në Shqipëri, dhe këtë dëshirë e ka mbrojtur dhe kërkuar me forcë edhe bashkëshorti I saj.
Ai informon se ka provuar çdo gjë deri tani, madje ai shton se grekët nuk janë të mirëpritur në Shqipëri, ashtu si edhe ortodoksë.
Këtë teori të tijën ai e mbështet në faktin se një mik i tij, ka humbur jetën vite me parë, vetëm sepse fliste greqisht. Kur 43 vjeçari u martua me Denadën në 2008, e dinte se ajo kishte hyrë ilegalisht në SHBA, ndaj për 9 vite radhazi ata u përpoqën të ndreqnin situatën, e cila me sa duket, ka ende një shpresë për të gjetur zgjidhje.

(Shqiptarja Denada Rondos duke falënderuar në gjykatë për vendimin)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO






