Një student bëri thirrje për anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa për kryeministrin Rama kërkoi që të dorëhiqet dhe të kërkojë falje.
“Zonat e mbrojtura dhe zonat e mbrojtjes kanë mbetur të pambrojtura nga qeveria. Kur mbesin të pambrojtura nga qeveria, i mbron rinia! Rinia që sot nuk ka asnjë gram mangësi nga djali i Charlsit apo vajza e Donaldit. Sot ka ardhur djali i Petros dhe vajza e Dhimitrit, fëmijët e Sokolit dhe Kushtrimit, për t’i dhënë ndal pushtimit. Dua ta përdor këtë fjalë për të çuar një mesazh të qartë për ambasadorin e BE në Tiranë dhe për 27 ambasadorët: shikojeni këtë rini dhe hapni derën të fryjë era, nuk lihen fllamingot te dera! Anulo projektin, korpusin e ligjeve që kanë shpartalluar tokën publike dhe e kanë bërë tokën shqiptare si unazë diamanti në duar, nga gishtat e të cilëve jepen urdhra për të blerë rripa toke, për t’i bombarduar. Jep dorëheqjen, por përpara kërko falje! Unë e di që s’do të ta falin, por vazhdo të dorëhiqesh!”, tha studenti.
Lajmi kryesor:
‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët







