Anulohen 5000 fluturime, Boeing 737 MAX jashtë qarkullimit deri në 3 nëntor

Anulohen 5000 fluturime, Boeing 737 MAX jashtë qarkullimit deri në 3 nëntor

Kompania “United Airlines Holdings” njoftoi të premten se avionët Boeing 737 MAX nuk do të përdoren për fluturime deri më 3 nëntor, një shtyrje e re e afatit që çon në anulimin e rreth 2,100 fluturimeve në shtator dhe 2900 në muajin tetor.

Prej muajit mars të këtij viti avionët janë hequr nga qarkullimi në mbarë botën, pas dy incidenteve të rënda në Etiopi dhe Indonezi ku si pasojë humbën jetën 346 personave.

Shtyrja ishte e pritshme pasi kompania Boing njoftoi më 27 qershor se ka gjasa ta zgjasë deri në shtator afatin për të rregulluar një defekt të ri tek avionët 737 MAX, bazuar në gjetjet e Aministratës Federale të Aviacionit.

Boeing-u shpreson në një përmirësim të programin të avionit dhe pritet t’i trajnojë sërisht pilotët për të parandaluar të dhënat e pasakta të shkaktuara një sistem i quajtur “MCAS”, i cili u aktivizua në të dy incidentet, përpara se avionët të rrëzoheshin në tokë./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja