Anulohet debati i dytë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden

Debati i dytë presidencial i 15 tetorit mes kandidatit republikan Donald Trump dhe  rivalit të tij demokrat Joe Biden nuk do të mbahet. Kështu vendosi Komisioni që mbikëqyr debatin, i cili e bëri të ditur vendimin përmes një komunikate për shtyp, ku saktësoi se të dy rivalët kishin njoftuar plane të ndryshme për debatin dhe vendimi i duhur sipas tyre ishte anulimi.

Në komunikatën për media të komisionit theksohet se tanimë e gjithë vëmendja përqëndrohet në debatin final të planifikluar për datën 22 tetor.

Ditën e enjte, presidenti Trump refuzoi planin për një debat virtual me rivalin e tij demokrat, një format që kishte si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas infektimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë, i cili megjithatë deklaroi se ndihej gati të rifillonte mitingjet elektorale. Sidoqoftë, nuk do të ishte hera e parë që dy kandidatë për president do të bënin një debat virtual, John F. Kennedy dhe zëvendës presidenti Richard Nixon mbajtën një të tillë në vitin 1960.

Presidenti Donald Trump, pavarësisht kritikave të shumta  do të rinisë  aktivitetin e parë të fushatës zgjedhore, pas infektimit të tij me Covid-19.  Trump po planifikon një grumbullim tjetër para Shtëpisë së Bardhë,  ku kësaj here të gjithë të pranishmit duhet të jene të pajisur me maskë dhe do ti nënshtrohen një kontrolli për Covid-19 të shtunën në mëngjes, përfshirë matjen e temperaturës.

Eksperti i shëndëtsisë në Shtëpinë e Bardhë Anthony Fauci,  kritikoi presidentin për mbajtjen e ceremonive në të cilat nuk respektohen masat kufizuese. Në fjalën e tij ai përmend ceremoninë   e cila u bë shkak për infektimin e të paktën 34 personave, që ishin të pranishën në nominim e anëtarës së re për Gjykatën Supreme.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb