Anulohet koncesioni për
rijetëzimin e Kalasë së Lezhës

Anulohet koncesioni për<br />rijetëzimin e Kalasë së Lezhës
TIRANE- Komiteti Kombëtar i Restaurimeve pas mbledhjes së zhvilluar ditën e hënë ka vendosur anulimin e koncesionit për Rijetëzimin e Kalasë së Lezhës. Lajmin e ka bërë publik dje në një konferencë për shtyp ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila bëri të ditur për mediat procedurën e ndjekur nga ish Ministria Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për përzgjedhjen e konkurrentëve, me qëllim rijetëzimin e këtij monumenti të trashëgimisë.

“Procedura ka qenë që në fillim zgjidhet konkurrenti dhe pastaj vlerësohet projekti i tij, por ka ndodhur e kundërta: në vend që të fillohej procedura e përzgjedhjes së konkurrentit dhe të paraqitej një projekt për t’u zhvilluar është miratuar projekti dhe më pas është filluar procedura për përzgjedhjen e subjektit”. Kumbaro sqaroi se gjithë praktika, e zhvilluar ne dy faza të ndara secila nga njëra – tjetra, kishte të bënte me procedurën e miratimit të projektit teknik të rijetëzimit të Kalasë së Lezhës dhe me procedurën e ndjekur nga ish- Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për përzgjedhjen e konkurrentëve, me qëllim rijetëzimin e kësaj zone.

”Procedura e dhënies me qira të Kalasë së Lezhës në vetvete përmban një sërë shkeljesh të cilat konsistojnë në: mos legjitimimin e ish MK për të zhvilluar këtë procedurë, pasi MK nuk ishte administratore e Kalasë së Lezhës, kur KKR aprovoi projektin, dhe vetëm pasi i kishte kryer këto procedura, del VKM për kalimin e administrimit nga bashkia te Ministria e Kulturës. Që nga koha që është zhvilluar procedura për përzgjedhjen e konkurrenteve për zhvillimin e rijetëzimit, nuk ka asnjë vendimmarrje të Ministrisë së Kulturës për miratim procedure, pra edhe kur u hap procedura e konkurrencës ku u paraqit vetëm një kandidat, natyrisht subjekti i projektit të aprovuar tashmë më parë, nuk u mbyll e nuk kemi asnjë akt që të deklarojë fituesin.

Ky projekt nuk është hartuar në kuadër të  procedurës së rijetëzimit parashikuar nga Legjislacioni në fuqi dhe Karta Restaurimit, ndërkohë që territori i brendshëm cilësohet si një nëntokë me potencial të madh arkeologjik”, argumentoi  ministrja Kumbaro. Së fundi, ministrja deklaroi se KKR vendosi shpalljen absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ Urdhër të Ministrit nr. 27 date 1.2.2011 “Për rrjetëzimin e Kalasë Lezhë”, si dhe Anulimin e procedurës se Rijetëzimit si një procedurë të hartuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, Ministrja Kumbaro ka deklaruar edhe vendimet e marra për mbrojtjen e disa monumenteve si të Parkut “Geraldina” të Burrelit, rrënojave të kishës së Çiflikut, Sarandë, Kalasë së Dorëzit, Kalasë së Këlcyrës, Qyteti në Triport (Aulonë), Vlorë, Kalasë së Kaninës, Vlorë, Kishës së Shën Stefanit, Dhërmi, etj.
 
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë