Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës ka anuluar lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Peshkopi. Mbledhja është zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura. Vendimi i marrë nga po ky Këshill me 11.12. 2018 parashikonte që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private.
Vendimi për dhënien e lejes së shfrytëzimit për subjektin privat “Nesimi SHPK” nxirrte jashtë loje Qendrën Balneare Peshkopi e cila funksionon mbi bazë të një VKM-je. Janë mbi 35 hotele dhe mbi 100 biznese familjare që e kanë lidhur veprimtarinë e tyre me funksionimin e ndërmarrjes së llixhave. Prefekti i Qarkut Dibër organizoi një takim me përfaqësues të ndërmarrjes së llixhave, përfaqësues të Bashkisë Dibër si dhe përfaqësues të komunitetit dhe biznesit pas shqetësimit.
Prefekti iu drejtua AKMU-së dhe Këshillit të Basenit Drin-Bunë me një shkresë me anë të të cilës kërkoi anulimin e këtij vendimi pasi ky vendim nuk ka marrë në konsideratë disa akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e ndërmarrjes së llixhave të Peshkopisë.

Anulimi i lejes erdhi pas deklaratës së ministres Olta Xhaçka, e cila mbrëmë nga Dibra e cilësoi vendimin si abuziv dhe në mungesë të plotë transparence. Gjithashtu ministrja në fjalën e mbajtur tha se për këtë rast do të mbahen dhe përgjegjësitë e duhura. Ky vendim është denoncuar edhe nga Partia Demokratike në ditët e fundit.
Vendimi për ndalimin e administrimit të ujrave termalë
/b.ha./Shqiptarja.comKomente


Ne Evropen perendimore ato shfrytezohen nga klinikat private per Pacienta...ketu ne Shqiperi e shfrytezojn ca sorra me shamija dhe e bejn vendin pis fare..ata qe nuk kan par kurr civilizim me sy i perkrahin keto sorra dhe e pysin veten pse nuk po bemi si Evropa...
PërgjigjuKu ka arritur makuteria per te vjedhur, edhe ujin e llixhave qe ja ka fal zoti do ta japin me koncesion.
Përgjigju