'Anuloni tarifat e universitetit', Ministria e Arsimit: Studentët të çojnë ankesat për lëndët specifike që u zhvilluan online

'Anuloni tarifat e universitetit', Ministria e Arsimit: Studentët të çojnë ankesat për lëndët specifike që u zhvilluan online

Studentët kanë kërkuar anulim të tarifës vjetore universitare për dy arsye, tërmeti dhe pandemia, që nuk kanë lejuar që ato të frekuentojnë auditorët në mënyrë të rregullt. Për këtë ata i dërguan më 17 qershor 2020 letër që të anulonin tarifën akademike për 2019-2020.

Ministria e Arsimit e ka pranuar këtë letër dhe ka sqaruar të gjithë studentët se është në mbështetje të studentëve, por në këtë rast ata duhet të paraqesin ankesat për lëndët online që kanë shqetësime pranë universiteteve për leksione shtesë dhe të përcaktohen sallat se ku mund të mbahet mësimi sipas protokolleve të sigurisë anticovid.

Pra Ministria e Arsimit ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë anulim të tarifave akademike dhe se kjo është në dorë të vetë universiteteve, por ka shtuar se përmes paktit për universitetin këtë vit janë alokuar fondet pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe bursat për ekselentët (për mbi 90% të studentëve); duke negociuar me bashkitë për çështjen e pagesës së konvikteve; si dhe duke kontribuar në vendimin për shtyrjen e qerasë së studentëve gjatë periudhës së pandemisë.

Njoftimi i Plotë

"Përgjigjja për shkresën “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020”:

Të nderuar,

Pas një proteste para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) më datë 17.06.2020, u pranua dhe u protokollua letra e pa firmosur me titull: “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020.”

MASR është gjithmonë në mbështetje të studentëve dhe angazhohet plotësisht në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë. Kjo është dëshmuar qartë edhe me politikën e “Paktit për Universitetin”, një prej sipërmarrjeve më domethënëse të MASR si në aspektin financiar, shkencor dhe administrativ – e përkthyer ndryshe - një prej dëshmive më të mira të qasjes dhe mbështetjes së zërit dhe përmirësimit të jetës studentore, përfitues direkt të së cilit është edhe grupi i studentëve që protestoi më datë 17 qershor.

Përkundër dëmeve dhe kostove të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia COVID-19, MASR duke e konsideruar si një politikë të rëndësishme me fokus kryesor studentët, ka vazhduar “Paktin për Universitetin” duke ndjekur këtë vit alokimin e fondeve pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL-ve) për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe bursat për ekselentët (për mbi 90% të studentëve); duke negociuar me bashkitë për çështjen e pagesës së konvikteve; si dhe duke kontribuar në vendimin për shtyrjen e qerasë së studentëve gjatë periudhës së pandemisë.

MASR ka shlyer që në janar detyrimet financiare ndaj të gjithë IAL-ve nga buxheti i shtetit. Viti 2020-të është edhe viti më i mirë deri tani për sa i përket kontributit të buxhetit të shtetit në subvencionimin e kostos së studentit, përqindja e së cilit është në fashën 75-98% në IAL-të publike.

Shqetësimin e studentëve e mirëkuptojmë duke marrë parasysh që jo çdo lëndë është zhvilluar në të njëjtin nivel qëkur mësimi ka kaluar online. Ankesat e disa studentëve që na kanë ardhur në ministri për departamente apo lëndë të caktuara, ne i kemi dërguar menjëherë në universitete duke u kërkuar që të marrin masa për akomodimin e tyre dhe kthyer ata nëpër auditorë, gjithmonë në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve.

Theksojmë se ky është një proces që duhet të ndodhë në çdo IAL. Studentët duhet të çojnë atje ankesat për lëndë specifike në mënyrë që universiteti të akomodojë ata studentë që kanë hasur vështirësi me mësimin online duke u ofruar leksione shtesë.

MASR vijon të jetë mbështetësja më besnike e studentëve dhe sa më shumë që të konkretizohet angazhimi i tyre në universitet dhe për universitetin, aq më shumë do të rriten gjasat në përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes në universitet.

Rruga e Durrësit, nr. 23, mirëpret studentët në çdo kohë: qoftë si vizitorë, si praktikantë apo si protestues, dhe i garantojmë se janë gjithmonë të mirëseardhur. Por, ndryshimi që studentët dhe MASR duan ta shohin në universitet, do të ndodhë vetëm kur angazhimi i studentëve për ndryshim të fillojë të përqendrohet më shumë në universitet se sa para MASR.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille