Bukuroshja shkodrane duket e apasionuar pas bukurive që të fal Shqipëria, duke e shprehur vazhdimisht këtë.
Në fotot e realizuara me profesionalizëm nga Fadil Berisha, Martini shfaqet e kuruar dhe e sensuale siç vetëm ajo di të jetë.
Si duket fotot janë pjesë e ndonjë projekti mode me të cilin Angela po meret momentalisht.
Në këtë foto bukuroshja Martini duket super seksi e shoqëruar nga dy modelë të tjerë.
Në njërën prej fotove Angela shfaqet me një veshje të dizajnuar në mënyrë të veçantë ndërkohë që shkruan:-“Në vendin tim të bukur Shqipëri”.
Anxhela është ndër ata personazhe shqiptarë që e zhvillojnë karrierën jashtë kufijve të Shqipërisë, por gjithmonë flasin dhe pohojnë me krenari origjinën e tyre.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)