Anxhela Martini e dashuruar
pas bukurive shqiptare

Modelja shqiptare Anxhela Martini, e cila e zhvillon karrierën e saj jashtë kufijve të vendit së fundmi ka postuar disa foto mjaft interesante në rrjetet sociale.

Bukuroshja shkodrane duket e apasionuar pas bukurive që të fal Shqipëria, duke e shprehur vazhdimisht këtë.

Në fotot e realizuara me profesionalizëm nga Fadil Berisha, Martini shfaqet e kuruar dhe e sensuale siç vetëm ajo di të jetë.

Si duket fotot janë pjesë e ndonjë projekti mode me të cilin Angela po meret momentalisht.

Në këtë foto bukuroshja Martini duket super seksi e shoqëruar nga dy modelë të tjerë.





Në njërën prej fotove Angela shfaqet me një veshje të dizajnuar në mënyrë të veçantë ndërkohë që shkruan:-“Në vendin tim të bukur Shqipëri”.






Anxhela është ndër ata personazhe shqiptarë që e zhvillojnë karrierën jashtë kufijve të Shqipërisë, por gjithmonë flasin dhe pohojnë me krenari origjinën e tyre. 


(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

2/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti