Bukuroshja shqiptare, Angela Martini është parë kohët e fundit në shoqërinë e biznesmenit Russell Simmons. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja. Fotot janë bërë shkak për spekulime megjithatë komenti serioz që përcillet prej tyre është se shpeshherë paparacët janë në gjendje të fiksojnë skena që të bëjnë diçka të duket ashtu siç duan ata. E pyetur në lidhje me fotot Angela Martini, ka thenë se biznesmenin e ka mik të mire, ndërsa ka akuzuar paparacët se kanë zgjedhur një moment të fotove që duket sikur nënkupton diçka “ne ishim vetëm duke folur”, pasi kishim qenë bashkë në SoHo”, ka thenë bukuroshja Martini. Su/ Shqiptarja.com