Anxhela Peristeri flet për konfliktin me Elhaida Danin: Është e kotë të merresh

Anxhela Peristeri flet për konfliktin me Elhaida Danin: Është e kotë të merresh

Dy këngëtaret Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani

Viti ne kaluar teksa ishin konkurente në festivalin "Kënga Magjike", Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani u përballën me një debat për shkak të pikëve që i dhanë njëra tjetrës. Çmimin e madh e fitoi Anxhela me një diferencë të vogël pikësh dhe kjo gjë solli hatërmbetje tek Elhaida, pasi kolegia nuk ja vlerësoi këngën me të njëjtat pikë siç bëri Dani për hitin "E çmendur".

Lajmi bëri bujë në shumë portale, por asnjëra prej këngëtareve nuk sqaroi asgjë në lidhje me këtë debat. Ditën e sotme Anxhela Peristerit ka sqaruar njëherë e mirë këtë konflikt duke u shprehur se ka qenë krejtësisht i kotë.

“Lajmet kanë dalë kot po nuk i ka përgënjeshtruar njeri se është e kotë të merresh. Ne nuk kemi patur kurrë konflikt dhe unë prandaj e ftova këtu sepse e vlerësoj si artiste,”- tha Anxhela për gazetaren e “Thumb”. Madje Peristeri në recitalin e saj që zhvilloi para disa ditëve u shfaq në skenë duke kënduar së bashku me Elhaidën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025