Elhaida Dani, në pritje të ëmbël? Fotoja që ngriti dyshimet

Elhaida Dani, në pritje të ëmbël? Fotoja që ngriti dyshimet

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj

Këngëtarja Elhaida Dani dhe partneri i saj, balerini Ledian Agalliaj, kanë postuar së fundmi një foto në llogaritë e tyre sociale. Mirëpo pas publikimit të saj shumë ndjekës të çiftit pretendojnë se Elhaida është në pritje të ëmbël. 

Nuk dihet nëse është vërtetë ashtu apo thjesht një reflektim i fustanit të gjerë që artistja ka veshur.

Megjithatë, në një intervistë të pak muajve më parë, Elhaida është shprehur se kur të vinte ky moment, do të ishte i mirëpritur.

Lediani dhe Elhaida nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1”. Pas zyrtarizimit të lidhjes shpeshherë dyshja nuk ngurron të ndajë në rrjetet sociale copëza fragmentesh nga përditshmëria.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot