Këngëtarja Elhaida Dani do të rikthehet sërish në skenën e festivalit të RTSH, por këtë herë jo si një konkurrente.
Ish-anëtarja e jurisë së "X Factor Albania 5" do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit 63 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit.
Këngëtarja është shpreh entuziaste për detyrën e re teksa ka thënë që ka nisur puna për zhvillimin e festivalit të 63 të këngës.
Komento