Anxhela Peristeri: “Bye bye”, nuk
i kushtohet asnjë mashkulli

Anxhela Peristeri: “Bye bye”, nuk<br />i kushtohet asnjë mashkulli
Edhe pse rikthimi i saj u prit mjaftë mirë, këngëtarja e hiteve “Ishe mbret” ka sjell pranëverën me ritmet latine. Kjo është këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila përmes këtij rrëfimi na tregon arsyen se pse u kthye pranë publikut shqiptarë, bashkëpunimin me këngëtarin Marcusin, dhe projektet që së shpejti do ti befasojë publikun.
 
 
Kënga juaj më e re “Bye bye” ka goditur artdashësit e muzikës në këto ditë të para të pranverës. Ndoshta erdhi momenti për një ‘boom’ në tregun shqiptar?

Pse jo? Është një këngë që vërtet është pritur shumë mirë nga publiku dhe unë jam shumë e lumtur për këtë!
 
Kujt i kushtohet kënga. I ka thënë Anxhela këtë frazë ndonjë mashkulli?

Kjo këngë nuk i kushtohet askujt në veçanti përveçse Marcusit në “Videoclip’. Nuk besoj të ketë njeri që nuk ka thënë “Bye bye”, e rëndësishme është të mos shkojmë deri te lamtumira.
 
Pse piëkrisht një këngëtar të huaj. Si erdhi ky bashkëpunim?

Ky bashkëpunimin erdhi rastësisht. Kënga u kompozua nga Gramoz Kozeli për mua dhe më pas orkestruesi i këngës De Vox pati idenë për bashkëpunim me Marcusin, me të cilin kishte punuar dhe herë të tjera. Marcus pranoi dhe kështu u realizua kënga.
 
Një këngë ritmike që ka pasur sukses, pse nuk pritet verën për të sjell këto ritme të bukura?

Mendova ta filloj që në pranverë ritmin dhe në verë të nxjerr përsëri një këngë tjetër ritmike. Kemi nevojë për këngë të gëzuara dhe ritmike.
 
E rikthyer pas 8 vitesh në Tiranë, po ambientoheni me çdo gjë. Ju mungon Greqia?

Po. Kam filluar të ambientohem goxha. Greqia më mungon sepse kalova atje shumë vite dhe pata eksperienca shumë të rëndësishme për karrierën time. Krijova shoqëri e cila më mungon, por dhe këtu jam ndjerë mirë. Në Tiranë, po ashtu ndihem shumë mirë dhe gjithesesi mundohem të jemë në të dyja vendet njëkohësisht!
 
Sa i përket karrierës muzikore duket se këtu po ju ecën. Është ky një faktor që po ju mban gjatë në Shqipëri?

Në Shqipëri më ka ecur që në vitin 2004, kur këndova këngën “Ishe mbret”. Më vonë me hite të tjera si; “Prapë do t’i lutem”, “Gënjeshtra dashurie”, “Njëmijë e një djem”, etj.. Në kulmin e karrierës sime u largova, jo se nuk po më ecte por se doja ta zgjeroja karrierën time edhe jashtë Shqipërisë. Dhe ashtu bëra! Pata një eksperiencë 7 vjeçare në Greqi ku kam kënduar në krah të këngëtarëve më në emër dhe në buzuqet më të famshme greke. Fakti që u riktheva, nuk ka të bëjë se ku më ecën më shumë, por me faktin se dëshira ime është të jem prezentë edhe në Shqipëri.
 
Kemi parë që i jeni përkushtuar muzikës ‘live’ në çdo cep të Shqipërisë. Si e keni gjetur veten pas kaq kohësh?

Gjithmonë kam kënduar vetëm ‘live’ dhe e gjej veten jashtëzakonisht mirë në çdo vend.
 
Ku është diferenca mes publikut grek dhe atij shqiptar? Jeni e kompeltuar në këto momente?

Publiku grek është shumë qejfli dhe ju pëlqen muzika, por ajo që ndien në atdheun tënd me publikun tënd nuk ka të krahasuar! Po ndihem e kompletuar. Jam shumë e lumtur që jam kthyer në Shqipëri.
 
Më herët jeni shprehur se jeta juaj sentimentale është ‘bosh’. Në c’faza është Anxhela tani?

Nuk ka ndryshim në jetën time sentimentale për momentin.
 
Projektet tuaja në vazhdim?

Në vazhdim do të pasojnë këngë dhe videoklipe të reja që shpresoj t’iu pëlqejnë!

anxhela peristeri
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa dyshime në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa dyshime në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot