Gjigandi rus i Anzhit është gati të ofrojë 25 milionë euro për të pasur shërbimet e fantazistit të Interit Uesly Shnajder.

Pronari i ekipit të Anzhit, miliarderi Sulejman Kerimov është gati të bëjë goditjen e radhës në merkato, pas Roberto Carlos

dhe Samuel Eto’o-së. Rusët mund të përfitojnë duke qënë se futbollisti edicionin e fundit nuk kaloi një periudhë të mirë dhe

këtë edicion nuk është në planet e trajnerit Srtamacioni. Ofertat për Shnajder nuk mungojnë edhe nga ekipe të tjera në

Itali dhe jashtë saj, por zgjedhja mbetet në dorë të hollandezit. Ndërkohë që Interi mund të pranonte një ofertë të tillë,

e cila do të mbushte sado pak arkat në këtë moment të vështirë ekonomik.

(d.b/shqiptarja.com)