Aparati fotografik që tregon
lëkurën e vërtetë të fytyrës tuaj

Aparati fotografik që tregon<br />lëkurën e vërtetë të fytyrës tuaj
NJU JORK-Duken sikur janë dy persona të ndryshëm, por në të vërtetë bëhet fjalë për një person, dhe 2 imazhe të fotografuara nga 2 aparate fotografike. Njëra “ultravioletë”. Ky është zbulimi i fundit i disa studiuesve të universitetit të Colorado Cancer Center, i cili është publikuar në gazetën e “American Academy of Dermatology”.

Aparati ultravioletë të tregon të gjitha shenjat në lëkurë që të lë dielli dhe që nuk mund të shihen me sy të lirë, në pasqyrë apo në një foto që merret nga një aparat tjetër. Një foto e tillë mund ti bëjë të vetëdijshëm personat në lidhje me rrezikun që mund tu ndodhë nga ekspozimi në rrezet e diellit.

Skuadra e drejtuar nga Robert Dellavalle, dermatolog në Institutin amerikan fotografoi rreth 600 adoleshentë të moshës 12 vjecare. Fotografitë ultravioletë u bënë me objektiv special që lejonin filtrimin e rrezeve ultravioletë që të mos përcilleshin në sy.
Imazhet më pas u krahasuan me disa karakteristika të adoleshentëve, për të përcaktuar se cili prej tyre mund të ketë lëkurën më në rrezik, në bazë të ngjyrës së syve, lëkurës, flokës.
Adoleshentët të cilët treguan në fotografitë shenjat më të dukshme të rrezatimit të dëmshëm diellor ishin edhe ata që, në bazë të këtyre karakteristikave, ishin më shumë në rrezik të zhvillimit të kancerit të lëkurës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza