Apartamente, garazhd e ullishte/ Gjyqtari Artur Malaj në ‘sitën’ e Vettingut, ironi me KPK-në: Ndërton shtëpi i vdekuri?

Apartamente, garazhd e ullishte/ Gjyqtari Artur Malaj në ‘sitën’ e Vettingut, ironi me KPK-në: Ndërton shtëpi i vdekuri?

Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj. Në seancën dëgjimore, Malaj ka marrë pjesë vetë, ndërkohë që në sallë ndodhet edhe avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Trupa gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. KPK ka kryer hetime në të trija shtyllat e verifikimit, pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe pasurinë.

Gjyqtari Artur Malaj para KPK-së

Pasuria

Sipas raportit të ILDKPI, Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehur pasurinë. KPK ka kryer një hetim të thelluar, pavarësisht raportit. KPK deklaron se gjyqtari Malaj, ka 1500 m2 tokë ullishte në lagjen “Merkat”, në Vlorë, 3500 m2 në Llakatund të Vlorës, përfituar me ligjin 7501. Për tokat, KPK tha se gjyqtari Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Gjyqtari Artur Malaj posedon një apartament në rrugën “Irfan Tomini”, blerë me kredi, një garazhd me sipërfaqe 16 m2 blerë në vitin 2008 për 500 mijë lekë. Sipas KPK-së, apartamenti me sipërfaqe 106 m2 ka vlerën 5 milionë lekë. KPK-ja thotë se në fillim apartamenti është prenotuar për 55 mijë euro, më pas është blerë për 5 milionë lekë në vitin 2008.

Dy vite pasi është bërë kontrata, sipërfaqja e apartamentit ka rezultuar 10.8 metër më pak nga sa e ka prenotuar gjyqtari. Edhe garazhdi i blerë nga gjyqtari, s’ka qenë i përfunduar. Sipas KPK-së, gjyqtari ka fshehur kontratën e prenotimit të vitit 2005, pasi në atë kontratë, gjyqtari nuk kishte të deklaruar garazhd. Në atë kontratë çmimi i deklaruar është 61.500 euro, dhe jo 55.000 euro siç ishter deklaruar në 2008. Sipas KPK-së, kjo marrëveshje ka ngritur dyshime se ka qenë marrëveshje fiktive.

Sipas KPK-së, gjyqtari ka thënë se nuk ka një kontratë prenotimi të vitit 2005 me shoqërinë.

Në verifikimet e Komisionit ka rezultuar se apartamenti dhe garazhdi janë në pronësi të gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij. Malaj ka bërë deklarim të pasaktë për çmimin, s’ka patur burime të ligjshme si për këstin e parë 15.300 euro dhe këstin e dytë 15 mijë euro derisa i doli kredia 5 milionë lekë. Gjyqtari pretendon se kontrata e vitit 2005 është shfuqizuar dhe kjo është arsyeja pse nuk është deklaruar.

Sipas KPK-së, automjeti është blerë me të ardhurat e gjyqtarit dhe të bashkëshortes notere. Në vitin 2017, vetura është blerë për 300 mijë lekë. Nga hetimet e KPK-së rezulton se bashkëshortja e gjyqtarit ka llogari bankare me mbi 100 mijë euro. Paratë janë depozituar me burim punën si notere. Gruaja e gjyqtarit ka deklaruar në vitin 2005, likujditet në vlerën 1500 euro në një bankë të nivelit të dytë. Të ardhurat nga fitimet prej punës si notere e mundësojnë këtë pasuri. Sipas KPK-së, në vitin 2009 ka bërë po ashtu deklarim të pasaktë.

Bashkëshortja e tij ka një tjetër llogari bankare me 44 mijë dollar, një depozitë tjetër me vlerë 33 mijë dollar, nga puna e saj si notere.

Pjesë e pasurisë së gjyqtarit Artur Malaj, është edhe një vilë tre katëshe në shkollës “Halim Xheli” në Vlorë. KPK-ja hetoi dhe bëri disa kërkesa për ZRPP në Vlorë. Kjo vilë ka qenë në emër të disa shtetasve të tjerë dhe në vitin 2009 është rikonstruktuar. Shtetasja me iniciale A.D., ka bërë deklarime kontradiktore pranë KPK-së. Gjyqtari ka deklaruar si adresë të tijën, adresën e vilës. Gjyqtari është shprehur se para të ndërtohej vila, aty kanë qendruar njerëz të tjerë me qira.

Gjyqtari Artur Malaj ka mohuar që të ketë ndikuar në proceset gjyqësore me këtë truall ku është ndërtuar vila. Të afërmit e gjyqtarit, sipas KPK-së kanë pasuri të ndryshme në prona, bono thesari etj.

KPK vazhdoi me relacionin për pasurinë e gjyqtarit Artur Malaj, ku thuhet se E.G dhe A.G, motra dhe burri i motrës së gjyqtarit kanë qenë garantorë në kredinë e gjyqtarit.
F.B, nipi i motrës së gjyqtarit ka disa pasuri, për të cilat gjyqtari Malaj thotë se s’ka lidhje.

Pastërtia e figurës

Sipas raportit që DSIK ka dorëzuar, gjyqtari Artur Malaj është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar dhe për të vijuar detyrën.

Gjyqtari Artur Malaj është përfshirë në korrupsion dhe kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. KPK ka kërkuar informacion shtesë për raportin e DSIK, dhe në përgjigjen e ardhur, KPK sqaron se DSIK është shprehur se gjatë periudhës kur Malaj ka qenë kryetar i Gjykatës në Vlorë, ka favorizuar palët në kërkim të parave dhe favoreve. KPK sqaron se ka kërkuar në Gjykatën e Vlorës dosjet e cituara në raportin e DSIK si edhe ka shqyrtuar fashikujt e proceseve të cituara të DSIK. Sipas KPK-së, informacioni i sjellë nga DSIK është i pasaktë dhe i pabazuar në faktë dhe prova.

Aftësia profesionale

Për gjyqtarin Artur Malaj ka 5 ankesa, ndërkohë që nga hetimi i KPK-së nuk rezulton të ketë shkelje.

KPK i ka kërkuar informacion Këshillit të Lartë të Drejtësisë për Ankesa ndaj gjyqtarit. Sipas KLD-së nga janari i vitit 2006 deri në vitin 2018, janë 17 ankesa ndaj gjyqtarit Artur Malaj. 15 prej tyre janë arkivuar, ndërsa për 2 ankesa KLD është përgjigjur se nuk ka element për të nisur masën ndaj gjyqtari.

Vetë Malaj ka thënë para KPK-së, se  nuk ka në pronësi një vlorë 3-katëshe në Vlorë. Sipas tij, raporti i agjencive ligjzbatuese thotë se babai i tij ka ndërtuar këtë vilë në vitet 1994-1995. Malaj ka thënë se babai i tij ka vdekur në vitin 1993. Gjyqtari ka pyetur KPK-në, si mund të ndërtojë vilë një person që ka vdekur.

Vlerësoj punën tuaj në mënyrë të veçantë për figurën dhe anën profesionale. Lidhur me kontratën e vitit 2005 dhe mungesën e parave për të shlyer këstet e kredisë, kjo kontratë u prish pikërisht nga ndërtuesi pasi unë si pagova dot këstet se kish dalë kredia, dhe s’di si ju rezulton juve se i kam paguar. Lidhur me vilën 3-katshe në Vlorë, që ju si KPK thoni që është e imja. As unë  e as ndonjë nga familjarët e mi, s’kanë lidhje me këtë pronë. Aty disa vite ka banuar vëllai dhe mamaja ime. Nëse pronarja ka bërë deklarime kontradiktore tek ju, më pas takova zonjën A.D, dhe zonja më sqaroi se ajo s’dinte por ishte marrë babai i saj me këtë pronë. Raporti i agjencisë ligjzbatuese ju thotë se babai im ka ndërtuar këtë vilë në 1994-1995. Por babai im ka vdekur në 1993, dhe ju kam sjellë certifikatë. Si mundet të ndërtojë vilë një i vdekur? S.D., babai i dy vajzave pronare të asaj vile ka qenë kryetar gjykater në Vlorë deri në vitet 1900 dhe ai ka patur të ardhur, plus nga 90 deri në 2007 kur ndërroi jetë ai ka qenë avokat. Edhe pse kontrata e sipërmarrjes për këtë vilë është bërë tek gruaja ime, ajo s’kishte asnjë konflikt interesi për këtë gjë. Kjo s’do të thotë që ne jemi pronarë të kësaj vile. Pretendimi juaj, se ZRPP Vlorë në disa raste ka refuzuar t’u japë juve informacion, por ç’përgjegjësi kam unë për këtë gjë? Kërkoj rikonfirmimin në detyrë.

Artur Malaj, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit

Gjyqtari Artur Malaj para KPK-së


Lajmi kryesor:

Vettingu/ Para KPK-së gjyqtarët Hallunaj e Malaj dhe prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara