Vettingu/ Para KPK-së gjyqtarët Hallunaj e Malaj dhe prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit

Tiranë- Kanë dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani.  Në seancën dëgjimore të gjyqtarit Artur Malaj, ka ndërhyrë edhe përfaqësuesi i ONM-së, i cili ka pyetur disa herë për mënyrën sesi gjyqtari Malaj ka firmosur një kontratë, më pas ka marrë një kredi, është përballur me Vettingun. Para KPK-së ka dalë edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i cili ka qënë njëri prej tre emrave kryesorë të prokurorëve që kërkuan arrestimin e ish-ministrit Tahiri.  Sipas DSIK, Osmani është i përshtatshëm për të qënë prokuror, duke u vlerësuar mirë edhe nga ana profesionale. 

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo), ka zhvilluar në fillim seancën dëgjimore për Hallunajn. KPK ka zhvilluar hetimet në të trija shtyllat e hetimit për Hallunajn, pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale dhe pasurinë.

Sipas raportit të ILDKPI, Hallunaj ka pasuri të justifikuar dhe nuk ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. KPK ka sqaruar se gjyqtari i Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, në të dhënat e raportit të ILDKPI-së, nuk ka fshehur pasurinë.

Sipas KPK-së, gjyqtari Dritan Hallunaj, ka qenë bashkëpunues me procesin e Vettingut, dhe iu është përgjigjur në kohë pyetjeve me email. Hallunaj ka në pronësi një apartament rreth 165 metra katrorë i blerë me kontratë porosie me vlerë rreth 49 mijë euro.

Apartamenti është blerë në vitin 2005, me 5 milionë lekë kredi dhe kursime. KPK ka verifikuar dhe ka dalë në përfundimin se apartamenti është blerë me një çmim më të ulët se vlera reale e çmimit të tregut.

Gjyqtari Hallunaj tha para KPK-së se e ka blerë apartamentin me okazion, pasi ndërtuesi ishte në vështirësi financiare. Gjyqtari paraqiti para KPK-së, një dokument kontratën e një banori tjetër që e kishte blerë shtëpinë me okazion.

KPK ka ngritur shqetësimin pse gjyqtari Hallunaj nuk ka dorëzuar dokumente bindëse se përse çmimi i blerjes së apartamentit është më i ulët se çmimi real i tregut. Në dosjen e kredisë, gjyqtari Hallunaj ka përdorur një tjetër kontratë sipërmarrje. Hallunaj ka në pronësi një veturë tip “Mercedes Benz” me vlerë 1 milionë lekë e blerë në vitin 2011. Por sipas KPK-së, në vitin 2007, gjyqtari ka raportuar një tjetër mjet të blerë 200 mijë lekë dhe të deklaruar në ILDKPI të blerë për 600 mijë lekë.

Gjyqtari Dritan Hallunaj sipas hetimeve të KPK-së ka një depozitë bankare me vlerë rreth 43 mijë euro. Nga të cilat, 13 mijë euro janë të vetë Hallunajt, ndërsa 30 mijë janë të dhëna nga i ati që i ka përfituar këto para nga shitja e kthim-kompesimit të një sipërfaqeje prone në Shkodër.

Por sipas KPK-së, për këto para nuk është paguar tatimi në burim. Në vitin 2006, gjyqtari ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë nga babai i saj, B.Ll, 3 milionë lekë, dhuratë për dasëm. KPK verifikoi dhe doli në përfundimin se bashkëshortja e gjyqtarit mund ta ketë marrë këtë dhuratë, pasi i ati ka mundësi nga të ardhurat si stomatolog.

Përplasja me Llallën

Për sa i përket pastërtisë së figurës, KPK shqyrtoi raportin e DSIK, ku thuhet se Hallunaj është i pastër dhe s’ka problem apo kontakte me krimin e organizuar.

Ndaj Hallunajt ka një ankesë nga ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme.

Përsa i përket pastërtisë së figurës, për gjyqtarin Dritan Hallunaj ka dy denoncime. Një denoncim është bërë nga një qytetar me inicialet K.P dhe një tjetër anonim. Vetë Hallunaj ka thënë para KPK-së se kontratat janë bërë disa vite më parë.

Kontratat i kam bërë disa vite më parë dhe si kam kushtuar rëndësi pasi ishim të ngarkuar me punë, pasi po gjykonim gjithë bandat e asaj kohe. Kur mora vesh se pallati kishte bërë shtesë pa leje dhe kishte mundësi edhe të prishej, përfitova ta blej me çmim okazion më të lirë se tregu. Kemi paguar dje tatimin për 30 mijë eurot e përfituara nga babai dhe kërkoj ndjesë që s’është bërë më parë. Më konfirmoni në detyrë.

Dritan Hallunaj, gjyqtar

KPK u tërhoq për të marrë vendimin lidhur me pranimin ose jo si provë të pagesës për tatimin. KPK vendosi që seanca e radhës ku do jepet vendimi për gjyqtarin Dritan Hallunaj do të jetë në datë 1, ora 10:00.

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që përballet me procesin e Vettingut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Kërkoi arrestimin e Tahirit, Përballet me Vettingun prokurori Gentian Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Trupa gjykuese është e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Raporti ILDKPI prokurori Osmanaj është i pastër pasi ka deklarim të saktë dhe s'ka fshehur pasurinë.

Për dy akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, atë të korrupsionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn. Osmani është kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ora 15:22
Kërkoi arrestimin e Tahirit, përballet me Vettingun prokurori Gentian Osmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimore për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani. Trupa gjykuese është e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Osmani ka kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë, vendim të cilin KPK do ta marrë në datën 2 gusht.

Sipas raportit të ILDKPI-së prokurori Osmanaj është i pastër pasi ka deklarim të saktë dhe s'ka fshehur pasurinë.

Në hetimin e kryer nga KPK-ja, rezulton prokurori ka pasur të ardhura të siguruara nga shitja e një apartamenti 1+1 me vlerë 80 mijë euro; prindërit e bashkëshortes i kanë dhuruar 1.5 milion lekë pas martesës; ka marrë një hua të marrë në 2009 nga kushëriri i tij që jeton prej 20 vitesh në Itali; një automjet Volswagen të blerë në 2015 me vlerë 4 qind mijë lekë dhe arredimin e një shtëpie, i cili kushtoi 3 milion lekë.

Gjithashtu në pasurinë e tij rezulton një apartament 3+1, 107 m2 blerë nga enti i banesave në 1998 me vlerë 1.4 milion lekë; një automjet tip Benz të marrë në përdorim nga një mik; 20 mijë e 60 lekë para në llogari dhe 4 qind mijë lekë “cash”.

Sipas DSIK, Osmani është i përshtatshëm për të qënë prokuror, duke u vlerësuar mirë edhe nga ana profesionale. Ndaj tij ka pasur denoncime por pa prova të mjaftueshme për të nisur një proces hetimor.

Osmani ka qënë një prej tre emrave kryesorë bashkë me Besim Hardarmatajn dhe Elisabeta Ymerajn, të cilët kërkuan arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri për korrupsionin dhe trafikim lëndësh narkotike. Osmani është kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ora 13:11
ONM s’ndalet me pyetje për gjyqtarin Malaj: Bëtë kontratë fiktive? Paguat kredinë e interesat për një apartament që se përdorët kurrë?!

Ka vijuar me replika seanca dëgjimore e KPK-së me gjyqtarin Artur Malaj. Në seancë ka ndërhyrë përfaqësuesi i ONM-së, lidhur me një apartament në Tiranë.

Replikat e plota:

ONM: A mund të na shpjegosh si ju dhe firma ndërtuese keni bërë kontratë në maj, duke thënë se pagesa e parë është bërë ditën e marrëveshjes dhe në Vetting thoni se keni pamundësi për të paguar. Në marrëveshje është e vërtetë kjo që thoni ju, por e vërteta ka qenë se në mirëbesim ke firmën sa për të marrë kredinë.

Malaj: S’ka patur likujdim real

ONM: Nëse e kuptova drejt, ju dhe kompania e ndërtimit keni bërë kontratë për një fakt të pasaktë? Përse në deklarimin e vitit 2005 dorëzuar në mars të vitit 2006, ju ende deklaronit këtë prenotim me kompaninë, In Gg construction?

Malaj: Kontrata u prish në vitin 2005, dhe me ndërtuesin ramë dakord, jo me shkrim që të më jepte një apartament të ngjashëm me vlerë të përafërt dhe rinegociuam dhe për garazh dhe të kushtonte 55 mijë euro.

ONM: Më shpjegoni se përse ky garazh s’është deklaruar asnjëherë në vitin 2005 në deklarimet tuaja. Përse kjo kontratë e 2005 u përdor në bankë për të marrë një kredi për një kontratë të vitit 2008?

Malaj: Kredinë time, 9 % e paguan shteti dhe 3% e paguaj unë. Në atë kohë s’kisha banesë dhe më takonte kredia e butë.

ONM: Për kredinë ju keni përdorur si kolateral shtëpinë  e kunatit të motrës. Shpjeguat se deklaruat në ILDKPI kontratën me argumentin se ai nuk prodhon efekt. Nëse jam e saktë, ky document ka prodhuar efekt, pasi ju e keni depozituar në bankë për të marrë kredi.

Malaj: Banka edhe pa një kontratë të tillë do ma jepte kredin.

ONM: Kompanisë i keni paguar 55 mijë euro

Malaj: Në shtator 2005 kam paguar 5 mln lekë nga kredia e bankës tek firma.

ONM: Për 6 vite ju paguat bankën, kredinë e interesat për një apartament që se përdorët kurrë? Ju keni marrë kredi të butë për banesë kur ishit me punë në Vlorë dhe bletë apartament në Tiranë?

Ora 11:47
Apartamente, garazhd e ullishte/ Gjyqtari Artur Malaj në ‘sitën’ e Vettingut, ironi me KPK-në: Ndërton shtëpi i vdekuri?

Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj. Në seancën dëgjimore, Malaj ka marrë pjesë vetë, ndërkohë që në sallë ndodhet edhe avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Trupa gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. KPK ka kryer hetime në të trija shtyllat e verifikimit, pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe pasurinë.

Gjyqtari Artur Malaj para KPK-së

Pasuria

Sipas raportit të ILDKPI, Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehur pasurinë. KPK ka kryer një hetim të thelluar, pavarësisht raportit. KPK deklaron se gjyqtari Malaj, ka 1500 m2 tokë ullishte në lagjen “Merkat”, në Vlorë, 3500 m2 në Llakatund të Vlorës, përfituar me ligjin 7501. Për tokat, KPK tha se gjyqtari Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Gjyqtari Artur Malaj posedon një apartament në rrugën “Irfan Tomini”, blerë me kredi, një garazhd me sipërfaqe 16 m2 blerë në vitin 2008 për 500 mijë lekë. Sipas KPK-së, apartamenti me sipërfaqe 106 m2 ka vlerën 5 milionë lekë. KPK-ja thotë se në fillim apartamenti është prenotuar për 55 mijë euro, më pas është blerë për 5 milionë lekë në vitin 2008.

Dy vite pasi është bërë kontrata, sipërfaqja e apartamentit ka rezultuar 10.8 metër më pak nga sa e ka prenotuar gjyqtari. Edhe garazhdi i blerë nga gjyqtari, s’ka qenë i përfunduar. Sipas KPK-së, gjyqtari ka fshehur kontratën e prenotimit të vitit 2005, pasi në atë kontratë, gjyqtari nuk kishte të deklaruar garazhd. Në atë kontratë çmimi i deklaruar është 61.500 euro, dhe jo 55.000 euro siç ishter deklaruar në 2008. Sipas KPK-së, kjo marrëveshje ka ngritur dyshime se ka qenë marrëveshje fiktive.

Sipas KPK-së, gjyqtari ka thënë se nuk ka një kontratë prenotimi të vitit 2005 me shoqërinë.

Në verifikimet e Komisionit ka rezultuar se apartamenti dhe garazhdi janë në pronësi të gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij. Malaj ka bërë deklarim të pasaktë për çmimin, s’ka patur burime të ligjshme si për këstin e parë 15.300 euro dhe këstin e dytë 15 mijë euro derisa i doli kredia 5 milionë lekë. Gjyqtari pretendon se kontrata e vitit 2005 është shfuqizuar dhe kjo është arsyeja pse nuk është deklaruar.

Sipas KPK-së, automjeti është blerë me të ardhurat e gjyqtarit dhe të bashkëshortes notere. Në vitin 2017, vetura është blerë për 300 mijë lekë. Nga hetimet e KPK-së rezulton se bashkëshortja e gjyqtarit ka llogari bankare me mbi 100 mijë euro. Paratë janë depozituar me burim punën si notere. Gruaja e gjyqtarit ka deklaruar në vitin 2005, likujditet në vlerën 1500 euro në një bankë të nivelit të dytë. Të ardhurat nga fitimet prej punës si notere e mundësojnë këtë pasuri. Sipas KPK-së, në vitin 2009 ka bërë po ashtu deklarim të pasaktë.

Bashkëshortja e tij ka një tjetër llogari bankare me 44 mijë dollar, një depozitë tjetër me vlerë 33 mijë dollar, nga puna e saj si notere.

Pjesë e pasurisë së gjyqtarit Artur Malaj, është edhe një vilë tre katëshe në shkollës “Halim Xheli” në Vlorë. KPK-ja hetoi dhe bëri disa kërkesa për ZRPP në Vlorë. Kjo vilë ka qenë në emër të disa shtetasve të tjerë dhe në vitin 2009 është rikonstruktuar. Shtetasja me iniciale A.D., ka bërë deklarime kontradiktore pranë KPK-së. Gjyqtari ka deklaruar si adresë të tijën, adresën e vilës. Gjyqtari është shprehur se para të ndërtohej vila, aty kanë qendruar njerëz të tjerë me qira.

Gjyqtari Artur Malaj ka mohuar që të ketë ndikuar në proceset gjyqësore me këtë truall ku është ndërtuar vila. Të afërmit e gjyqtarit, sipas KPK-së kanë pasuri të ndryshme në prona, bono thesari etj.

KPK vazhdoi me relacionin për pasurinë e gjyqtarit Artur Malaj, ku thuhet se E.G dhe A.G, motra dhe burri i motrës së gjyqtarit kanë qenë garantorë në kredinë e gjyqtarit.
F.B, nipi i motrës së gjyqtarit ka disa pasuri, për të cilat gjyqtari Malaj thotë se s’ka lidhje.

Pastërtia e figurës

Sipas raportit që DSIK ka dorëzuar, gjyqtari Artur Malaj është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar dhe për të vijuar detyrën.

Gjyqtari Artur Malaj është përfshirë në korrupsion dhe kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. KPK ka kërkuar informacion shtesë për raportin e DSIK, dhe në përgjigjen e ardhur, KPK sqaron se DSIK është shprehur se gjatë periudhës kur Malaj ka qenë kryetar i Gjykatës në Vlorë, ka favorizuar palët në kërkim të parave dhe favoreve. KPK sqaron se ka kërkuar në Gjykatën e Vlorës dosjet e cituara në raportin e DSIK si edhe ka shqyrtuar fashikujt e proceseve të cituara të DSIK. Sipas KPK-së, informacioni i sjellë nga DSIK është i pasaktë dhe i pabazuar në faktë dhe prova.

Aftësia profesionale

Për gjyqtarin Artur Malaj ka 5 ankesa, ndërkohë që nga hetimi i KPK-së nuk rezulton të ketë shkelje.

KPK i ka kërkuar informacion Këshillit të Lartë të Drejtësisë për Ankesa ndaj gjyqtarit. Sipas KLD-së nga janari i vitit 2006 deri në vitin 2018, janë 17 ankesa ndaj gjyqtarit Artur Malaj. 15 prej tyre janë arkivuar, ndërsa për 2 ankesa KLD është përgjigjur se nuk ka element për të nisur masën ndaj gjyqtari.

Vetë Malaj ka thënë para KPK-së, se  nuk ka në pronësi një vlorë 3-katëshe në Vlorë. Sipas tij, raporti i agjencive ligjzbatuese thotë se babai i tij ka ndërtuar këtë vilë në vitet 1994-1995. Malaj ka thënë se babai i tij ka vdekur në vitin 1993. Gjyqtari ka pyetur KPK-në, si mund të ndërtojë vilë një person që ka vdekur.

Vlerësoj punën tuaj në mënyrë të veçantë për figurën dhe anën profesionale. Lidhur me kontratën e vitit 2005 dhe mungesën e parave për të shlyer këstet e kredisë, kjo kontratë u prish pikërisht nga ndërtuesi pasi unë si pagova dot këstet se kish dalë kredia, dhe s’di si ju rezulton juve se i kam paguar. Lidhur me vilën 3-katshe në Vlorë, që ju si KPK thoni që është e imja. As unë  e as ndonjë nga familjarët e mi, s’kanë lidhje me këtë pronë. Aty disa vite ka banuar vëllai dhe mamaja ime. Nëse pronarja ka bërë deklarime kontradiktore tek ju, më pas takova zonjën A.D, dhe zonja më sqaroi se ajo s’dinte por ishte marrë babai i saj me këtë pronë. Raporti i agjencisë ligjzbatuese ju thotë se babai im ka ndërtuar këtë vilë në 1994-1995. Por babai im ka vdekur në 1993, dhe ju kam sjellë certifikatë. Si mundet të ndërtojë vilë një i vdekur? S.D., babai i dy vajzave pronare të asaj vile ka qenë kryetar gjykater në Vlorë deri në vitet 1900 dhe ai ka patur të ardhur, plus nga 90 deri në 2007 kur ndërroi jetë ai ka qenë avokat. Edhe pse kontrata e sipërmarrjes për këtë vilë është bërë tek gruaja ime, ajo s’kishte asnjë konflikt interesi për këtë gjë. Kjo s’do të thotë që ne jemi pronarë të kësaj vile. Pretendimi juaj, se ZRPP Vlorë në disa raste ka refuzuar t’u japë juve informacion, por ç’përgjegjësi kam unë për këtë gjë? Kërkoj rikonfirmimin në detyrë.

Artur Malaj, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit

Gjyqtari Artur Malaj para KPK-së

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 01/08/2018 08:36

    Prandaj ka konfirmime në detyrë të korruptuarve

    Përgjigju
  • Timi: 01/08/2018 08:34

    Korjer të qeverisë komunikojnë me familjarët e komisionerët e kpk për konfirmimin në detyrë të gjykatësve dhe prokurorëve të ndryshëm.kontaktet bëhen me të afërmit e tyre

    Përgjigju
  • Fredi: 31/07/2018 17:16

    Informacionet e DISK jane te sakta, i takon KPK dhe OMN te kerkoje barren e proves tek i inkriminuari Malaj, jo e kunderta. Rikonfirmimi i tij ne detyre do jete nje tjeter fiasko e vetingut.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 31/07/2018 13:37

    Po mbeti ky gjyqtar qe i piu gjakun vlonjateve e z mjere populli

    Përgjigju
  • Onm: 31/07/2018 13:33

    Po te kete vullnet ONM iken ky se per ndryshe se heq njeri... po si mund ti thone DSIK qe ja fut kot. Ne Vlore o te ky o tek ai Shkelzeni do faleshr per te mbyllur pune

    Përgjigju
  • Onm: 31/07/2018 13:33

    Po te kete vullnet ONM iken ky se per ndryshe se heq njeri... po si mund ti thone DSIK qe ja fut kot. Ne Vlore o te ky o tek ai Shkelzeni do faleshr per te mbyllur pune

    Përgjigju
  • Genti: 31/07/2018 12:25

    Keni nje vile zoterinj te KPK qe ai kokthati Artur e ka nderuar ne territorin e shkolles Halim Xhelo ne Vlore.pyeteni njeher ate gjobvenes shpirtkatran si eshte puna e ati objekti njemilion euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Cleveland dhe Oklahoma ende të pamposhtur, Boston e Lakers rikthehen te fitorja

NBA/ Cleveland dhe Oklahoma ende të pamposhtur, Boston e Lakers rikthehen te fitorja