Apartamentet e reja bosh,Veliaj:
Ulni çmimet ose vendosim taksënTonin Tërshana: Sot kam rilindu

Apartamentet e reja bosh,Veliaj:<br />Ulni çmimet ose vendosim taksënTonin Tërshana: Sot kam rilindu
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka dorëzuar sot çelësat 30 familjeve të para të cilat kanë përfituar një banesë sociale në kompleksin e Shkozës.Sipas Veliajt familjet e para që morën çelësat janë ato që e kishin më të nevojshme, duke përfshirë familjet e invalidëve e të jetimëve. 

Më pas Veliaj u bëri një apel ndërtuesve për të ulur çmimet e apartamenteve stok, në të kundërt kryebashkiaku do ti propozojë këshillit bashkiak vendosjen e taksës për apartamentet e pashitura.
"Dua ti bëj një apel ndërtuesve dhe shoqatës së ndërtuesve në Tiranës. Kjo që po bëjmë nuk mjafton ndaj i kam bërë thirrje shoqatës së ndërtuesve të ulin çmimet e apartamenteve të pa shitura. Ka disa gjera që shteti mund ti bëj që ti detyrojë privatët ti binden rregullave të tregut. Për këtë arsye ne do propozojmë që në Këshillë Bashkiak që të paguhet taksa e pronës edhe për apartamentet e pa shitura. Nëse vendosin të mos ulin çmimet, atëherë të përgatiten të paguajnë taksën e pronës. Është e vetmja mënyrë se si ne mund ti kërkojmë ndërtuesve të ulin çmimet”, tha Veliaj.
Sinc

Në ditët në vijim pritet që të ndahen edhe banesat e tjera sociale për 242 përfituesit e shpallur nga këshilli bashkiak. Në total në kompleksin e banesave sociale në Shkozë janë plot 385 apartamente.

veliaj

Veliaj i dorëzon Tonin Tërshanës banesën sociale
Kryebashkiaku i ka dorëzuar personalisht çelësat 30 familjarëve përfitues, mes të cilëve ishte dhe këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana, si dhe banorë të komunitetit romë që dy vite më parë u nxorën forcërisht në rrugë te zona e pallatit me shigjeta. "Faleminderit që pas 20 vitesh na mundësuat të kemi një shtëpi si gjithë të tjerët"-tha përpara kryebashkiakut, këngëtari Tërshana.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat