Apatia pranverore, ja 8 kurat
për ta luftua

Apatia pranverore, ja 8 kurat<br />për ta luftua
Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimit të temperaturës, është tipike dhe normale që ndihemi pak të ngadaltë dhe vazhdimisht të lodhur. Por si t’i rikarikojmë bateritë? Hapi i parë është për t’u rigjallëruar purifikohemi, të hidratohemi, të kujdesemi për lëkurën, por edhe për gjithë organizmin. Për ta bërë këtë, nuk ka asgjë më të mirë dhe efikase sesa një regjim i bazuar te frutat e freskëta dhe perimet. Këtë na e sugjerojnë edhe ekspertët e shëndetit, Jean - Marie dhe Natalie Delecroix, që janë edhe autorët e librit "Tetë kurat për rivitalizimin”. Në këtë libër na sugjerohet kurat më efektive për detoksifikimin e organizimit, duke shpjeguar për secilën prej tyre se cilat janë përfitimet që sjellin dhe si funksionojnë.

Pse në pranverë ne gjithmonë ndjehemi të lodhur
Ndryshimi i stinëve është gjithmonë shkak për shfaqje të ndjesive të lodhjes për trupin tonë, i cili duhet t’i përshtatet temperatura të ndryshuara dhe sasisë së dritës. Por shpeshherë lodhja vjen edhe nga fakti se ne nuk e bëjmë atë që do të donim të bënim. Shpesh herë gjumi nuk mjafton për ta çlodhur plotësisht dhe ndodh të kemi mbingarkesë të toksinave në mëlçi. Por nëse do të kemi parasysh se secili prej nesh ka ndonjë problem personal rreth të cilit mendon vazhdimisht mendon, e kuptojmë edhe më lehtë se pse njerëzit ankohen gjithë kohës se ndihen të lodhur.

dieta me fruta
 
Pse frutat na ndihmojnë për purifikimin dhe rivitalizimin e organizmit
Kurat me fruta na furnizojnë me pak yndyrna dhe pak proteina, duke i dhënë mundësi enzimave të sistemit të tretjes që “të çlodhen” paksa. Një tjetër arsye se pse frutat na ndihmojnë te detoksikohemi, ka të bëjë me sheqerin që është i pranishëm tek to, i cili bën acidifikimin dhe largon elementët e dëmshëm. Zgjidhja qëndron tek një indeks i ulët glicemik. Glukoza ka një indeks glicemik prej 100, ndërsa fruktoza ose sheqeri fruta dhe perime kanë indeks glicemik 30. Fruktoza ndërhyn më pak se glikemia në gjak dhe ka një fuqi ëmbëlsuese prej 1.4 herë më e madhe se sa sakaroza.
 
1. Kura me rrush
Rrushi neutralizon aciditetin e trupit dhe e pastron atë kështu ngadalë, pasi toksina e organizmit treten në një terren alkalin. Edhe frutat e tjera janë “bazike”, por rrushi është i vetmi frut që furnizon me të gjithë përbërësit e nevojshëm për një periudhë më të gjatë, duke u krahasuar me qumështin e gjirit, për nga bazat ushqimore që përcjell. Përveç kësaj, rrushi është një nga frutat më energjikë.
Si ta konsumoni: Mjafton të hani rrush të freskët, të thatë, apo lëng rrushi, për një periudhë të caktuar kohe, nga tre ditë deri në disa javë. Duhet të hahet kur jeni të uritur, por mos teprohet me sasinë.
rrush
 
2. Kura me limon
Limoni përmban sheqerna të cilat trupi ynë i superon në mënyrë direkte, pra pa pasur nevojën për t’i tretur. Vitaminat, në veçanti vitamina A, kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e indeve. Vitaminat B1, B2 dhe B3 forcojnë ekuilibrin nervor, ndërsa vitamina C redukton oksidimin. Megjithatë, limoni është një mik i çmuar i mëlçisë dhe tëmthit, pasi i pastron ato nga kripërat.
Si ta konsumoni: Duhet të pini lëng limoni, të pastër ose të tretur në ujë, në mes të ngrënies. Kura bëhet për nëntë javë, duke rritur gradualisht sasinë e lëngut të limonit. Gjatë javës së parë, ju duhet të pini lëngun e vetëm një limoni në ditë. Javën e dytë mund të pihet lëngu i tre limonëve, ndërsa në javën tjetër pesë, javën e tretë të pihet lëngu i 7 limona ditë, dhe në javën e pestë të pihet 9 limonëve në ditë. Pastaj, gradualisht zvogëlohet sasia e limonëve, duke konsumuar shtatë limon në ditë në javën e gjashtë, pesë limonë në javën e shtatë, 3 limonë në javën e tetë, dhe një limon në ditë në javën e fundit.
limon
 
3. Kura me qershi
Falë kaliumit, ka veti diuretike të dobishme për pastrimin e trupit. Magnezi ushqen qelizat nervore, mbron nga stresi dhe depresioni. Qershi të freskëta gjithashtu ka një përmbajtje të madhe të beta-karotenit (400 mg për 100 gramë).
Si ta konsumoni: Nëse ju vendosni të ndiqni një monodietë, ju duhet të konsumoni vetëm qershi sa herë që jeni të uritur. Kura zgjat 1-7 ditë, gjatë së cilës ju konsumojnë vetëm qershi.
qershi
 
4. Kura me mollë
Ky frut është i pasur me minerale dhe vitamina. Ai përmban ujë, sheqerna që asimilohen me lehtësi, acid malik, pektinë dhe vitamina të ndryshme. Lëkura është pjesa më e pasur, sepse ajo përmban katër ose pesë herë më shumë vitamina sesa pjesa tjetër e frutit. Mollë aktivizon metabolizmin, rigjeneron organet, si dhe mbron sistemin nervor dhe lëkurën.
Si ta konsumoni: Sipas dëshirës, ju mund të ndiqni kurën me mollë për një ditë në javë, çdo natë. Ju mund të konsumoni deri në një kile e gjysmë mollë në ditë, preferohet rreth orës 10:00, orës katër pasdite ose para gjumit.
molle
 
5. Agjërimi
Agjërimi konsiderohet si metoda më efektive për të pastruar dhe ringjallur organizmin, por edhe më e vështira për t'u ndjekur. Pas agjërimit, ekziston një nevojë e pavetëdijshme për shprehitë e dëmshme, si ëmbëlsirat, salcat, alkooli dhe kafeja.
Si ta konsumoni: Ju mund të agjëroni për një periudhë të shkurtër, për shembull, një ditë në javë, duke zgjedhur gjithmonë të njëjtën ditë në mënyrë që të mësohet edhe organizmi. Rruga e mesme është agjërimi treditor. Në disa raste për këto kura është e këshillueshme të konsultoheni me një mjek.
agjerimi
 
6. Kura Breuss
Bëhet fjalë për një kurë të shpikur nga terapeutisti austriak Rudolf Breuss, e cila bazohet tek një lën perimesh të shtrydhura, panxhar, karota, parate, rrepa, dhe selino. Panxhari është një bimë e pasur me kalium, karota përmban sasi të mëdha të hekurit dhe vitamina A, gjithashtu ka përbërës mineralizues, duke ndihmuar në purifikimin dhe bonifikimin e trupit. Ndërsa lëngu i patates është diuretik; rrepa është gjithashtu e pasur me vitaminë C; ndërsa selino përbërës bonifikues. Bëhet fjalë për perime të papërpunuara, ndaj ky lëng eliminon aciditetin në trup, duke bërë që organizmi të përthithë më mirë mineralet dhe rigjallërohet.
Si ta konsumoni: Duhet të pini lëng perimesh para çdo vakti për tre javë. Në këtë rast, duhet të konsumoni për tre javë 250 ml deri në një litër lëng “Breuss”, përgjatë gjithë ditës.
Ja dozat për 500 ml lëng:
300 gramë panxhar
100 gramë e karota
100 gramë rrepa
100 gramë selino
50 gramë patate
kura breuss
 
7. Kura me luleshtrydhe
Luleshtrydhet para së gjithash kanë pak kalori, pasi përmbajnë 90 % ujë dhe pak sheqer. Ato janë gjithashtu të pasura në vitaminë C, minerale dhe fibra të buta. Kjo është arsyeja se pse ajo ndihmon për të humbur peshë dhe për të eliminuar aciditetin e trupit.
Si ta konsumoni: Ju mund të hani vetëm luleshtrydhe për një, dy apo edhe tri ditë pa ngrënë asgjë tjetër. Është e rëndësishme të mos shoqërohen me sheqer apo pana gjatë ngrënies. Nëse ju dëshironi, mund t’i alternoni një ditë luleshtrydhe dhe një ditë mollë.
 luleshtrydhe
8. Kura me lëngun e lëvores
Në sajë të përbërësve të saj, lëvorja është një eliksir i vërtetë të purifikimit pasi është e pasur me minerale dhe oligoelementë, hormone bimore, vitaminë C, flavonoide, antioksidantë, dhe rreth 17 aminoacide. Kjo është arsyeja se pse ajo është diuretike, rigjallëruese dhe largon lodhjen. Lëvorja eliminon elementët e dëmshëm nga organizmi, si për shembull acidin urik, kolesterolin e keq, si dhe gjithë toksinat e akumuluara gjatë dimrit.
Si ta konsumoni: Është e vështirë për të mbledhur pjesët e dobishme të lëvoren nga pema. Ndaj është me mirë që të gjendet në farmaci. Kura duhet të fillohet në mëngjes, duke pirë një gotë e gjysmë (pra rreth 250 ml) nga çaji i kësaj bime. Trajtimi zgjat tre javë. Masa e marrë gjatë gjithë kurës nuk duhet ndryshuar, ndërsa është e këshillueshme që të hani perime, të limitoni mishin, si dhe ëmbëlsirat.
levore
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Aksident te rrethrrotullimi që të çon në Nartë, makina përplaset me bordurat anësore, 2 të plagosur (FOTO)

Vlorë/ Aksident te rrethrrotullimi që të çon në Nartë, makina përplaset me bordurat anësore, 2 të plagosur (FOTO)