Apel i refugjatit afgan: Hiqni duart
nga ne, na lini të bëjmë shtetin tonë

Në qendrën e pranimit të refugjatëve në Gjevgjeli, gjenden rreth 400 refugjatë. Disa prej tyre që prej mbrëmë presin në radhë për të hipur në tren, prandaj mbrëmjen e kaluan në qendrën e pranimit. Thonë se kanë marrë ushqim, pije dhe gjithë ndihmën e nevojitur. Nënat të cilat janë me fëmijë në qendrën e pranimit i ndihmojnë ekipet e UNICEF-it dhe vullnetarë të organizatave humanitare.

Anita Koceva është nga organizata joqeveritare “Lastrada”. Ajo është eksperte bashkëpunimi për fëmijë dhe prindërit. Në deklaratë për AA, theksoi se në bashkëpunim me UNICEF-in dhe UNHCR-në punon në animacion për fëmijët dhe ndihmon nënat e refugjatëve.

“Punojmë në animacionin e përditshëm për fëmijët. Me ta këtu vizatojmë, këndojmë, i ndihmojmë të flenë, të lahen dhe i veshim fëmijët dhe foshnjat”, deklaroi Koceva, duke thënë se fëmijët që vijnë në qendrën e pranimit për refugjatët janë të lodhur dhe të frikësuar.

unicef anita

“Fëmijët janë të lodhur për shkak të gjendjes së luftës në vendet e tyre dhe rrugës së gjatë të cilën e kanë kaluar, por këtu vijnë me buzëqeshje në fytyrë, vizatojnë, këndojnë, lozin, shoqërohen me fëmijët e tjerë”
, theksoi Koceva. Ajo tregon se gjuha e ndryshme me të cilën shërbehen refugjatët dhe vullnetarët nuk është pengesë. Dëshira e vullnetarëve për të ndihmuar nga njëra anë dhe dëshira për jetë nga ana tjetër, tejkalon çdo pengesë.

“Në të shumtën e rasteve komunikojmë në gjuhën angleze, ndërsa me refugjatët nga Afganistani komunikimi zhvillohet me vështirësi, por megjithatë kuptohemi duke shërbyer mimikën, lëvizjet, shenjat”, thekson Koceva. 

Në mesin e refugjatëve të arritur në qendrën e pranimit është një afgan, i cili tregon se para dy vjet e gjysmë ka braktisur Afganistanin dhe shkoi në Iran, pastaj dy vite qëndroi në Turqi.

anita unicef refugjate

“Kam qenë nxënës në Afganistan, në Turqi nuk kam mundur të vazhdojë arsimin, nuk e di çka do të punojë në Evropë”,
thotë ai, duke thënë se lufta në vendin e tij nuk është arsyeja e vetme që ka braktisur vendin e tij.

"Në vendin tim ka luftë, por kjo nuk është arsyeja e ikjes time, por është korrupsioni i lartë. Shteti nuk kujdeset për ne dhe për këtë shkak jam larguar”, tregon afgani, i cili shtoi se do të dëshironte të kthehej në vendin e vet kur ai të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.

“Në të ardhmen do të doja të kthehesha në Afganistan”, theksoi refugjati nga Afganistani, duke treguar se deri tani ka harxhuar 6 mijë dollarë, prej tyre pjesën më të madhe në transport me kontrabandistë që merren me transportin e refugjatëve.

Jo shumë larg këtij afgani gjendet bashkatdhetari i tij Ahmed Syer nga Kabuli. Ai ka mbaruar studimet e shkencave kompjuterike. Tregon se fillimisht ka shkruar në Iran, pastaj në Turqi, në Stamboll.

“Dua të shkoj në Francë. Kam braktisur vendin sepse atje ka krizë të madhe ekonomike, dhe për çdo ditë ka sulme me bomba. Duke e menduar të ardhmen, jemi nisur drejt Evropës”, deklaroi Ahmed-i për AA, duke folur për gjendjen në vendin e tij dhe qëllimet për të ardhmen, për të cilën shpreson se do të bëhet mirë.

“Do të arsimohem dhe punoj në veten, do të kthehem në vendin tim dhe do të tentojë që ai të jetë një vend i mirë për jetë”, shtoi Ahmed.

Ahmed-i është i informuar për rrugën e re drejt Evropës dhe do të tentojë që përmes kësaj rruge të arrijë në Evropë.

“Kemi dëgjuar se kufiri hungarez është i mbyllur, por kemi dëgjuar se mund të shkojmë përmes Kroacisë, e pastaj në Slloveni dhe Evropën Perëndimore”, theksoi ai. Ky refugjat i ri nga Afganistani ka një porosi që dëshiron ta ndajë me të gjithë. Apelon shtetet të cilat krijojnë luftëra në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore që t’i lënë të qetë popujt dhe shtetet ku luftohet.

“Hiqni duart dhe na lini vet të bëjmë shtetin tonë, ashtu siç janë shtetet e Evropës”, theksoi Ahmed-i.

*Marre nga Anadolu Agency 

Readaksia Online
(Gre.M/Shqptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve