/ATSH/- Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës ka publikuar disa foto, të cilat tregojnë një punë të lodhshme dhe të kushtueshme që specialistët dhe restauratorët kanë kryer këto ditë, për të pastruar nga ndotja dhe shkarravinat, pjesë të murit të kalasë së qytetit të Durrësit.
Shumë monumente të trashëgimisë sonë kulturore ndodhen çdo ditë të rrezikuara nga faktorë objektivë, si koha dhe agjentët atmosferikë.
Për DRKK-në nuk është e drejtë që koha e çmuar e këtyre specialistëve të shpenzohet për të riparuar dëmet e shkaktuara nga njerëz, të cilët me ndërgjegje fyejnë dhe shëmtojnë hapësirën publike.
Nuk është e drejtë të shpenzohen solucione dhe trajtues që, përveç kostos ekonomike, kanë kosto edhe kundrejt mjedisit dhe cilësisë së jetës.
DRKK-ja Durrës fton qytetarët të reagojnë dhe të bashkohen për të dënuar sjelljen e shëmtuar të personave pa ndërgjegje shoqërore.
"Natyrisht, ne nuk do të lejojmë që hapësira jonë e përbashkët, e cila na jep identitet dhe vetëdije kolektive, të sulmohet në këtë mënyrë. Ju ftojmë të reagoni dhe të bashkoheni me ne për të dënuar këtë sjellje të shëmtuar të personave pa ndërgjegje shoqërore", përfundon reagimi i DRKK-së.
/Shqiptarja.com