Pas apelesh të shumta për gjendjen e mjerueshme në të cilët ndodhet teatri “Migjeni” në Shkodër është akorduar nga qeveria një fond prej 86 milionë lekë për të restauruar këtë institucion kulturor. Gjithashtu më 15 qershor është miratuar edhe një projekt që ka të bëjë me fazën e parë, në të cilën është menduar të ketë ndërhyje në impiantet dhe sistemet teknologjike.
Konkretisht do të ndërhyhet në impiantin elektrik, i amortizuar dhe pa asnjë projekt që nga koha e ndërtimit, në impiantin mekanik të skenës dhe në impiantin e ndërrimit të ajrit. Projekti parashikon edhe ndërhyrje emergjente në sistemin e mbrojtjes nga zjarri, ku ekspertiza e kryer e gjen jashtë çdo sistemi funksional.
Në prezantim morën pjesë ministrja e kulturës Mirela Kumbaro si dhe artistë të Teatrit “Migjeni” personalitete të njohur të jetës kulturore të qytetit si : Bik Ndoja, Gëzim Kruja, Tonin Tërshana, Bruno Shllaku, Fadil Kraja, Alma Hoti Memo, Rita Gjeka, Merita dhe Fatbardh Smaja, Jozef Shiroka, Emiljano Palali, të cilët diskutuan me Ministren Kumbaro për probleme të teatrit dhe jetës kulturore në qytet.
Ndërkohë ministrja u shpreh gjatë fjalës së saj. "Jam këtu për të shprehur gadishmërinë time dhe të gjithë qeverisë për restaurimin e teatrit, jo vetëm si objekt kulture por edhe si monumente të njerëzve të kulturës. Ky fond është hapur nga qeveria shqiptare që ta bëjmë realitet këtë projekt brenda vitit 2015”,-ka vijuar Kumbaro.

/Shqiptarja.com