Apeli i Gjykatës Administrative ka rrëzuar padinë e ‘Urdhërit të Infermierit’, duke e konsideruar të ligjshëm urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve.
Me këtë vendim, legjitimohet urdhëri i MSH-së, duke i hapur rrugë kështu zhvillimit të testit për infermierët. Presidenti i Urdhërit të Infermierit e çoi çështjen në gjykatë dhe sipas Sabri Skënderit ky testim ishte i paligjshëm. Por pas këtij vendimi, Skënderi ka thënë se do ta apelojë në Gjykatën e Lartë.
Një muaj më parë kjo gjykatë vendosi pezullimin e testimit, duke i lënë mundësi palëve të sjellin argumentet për realizimin dhe kundërshtimin e këtij testimi.
Testimi, Beqaj: Do rishikojmë pyetjet dhe kalenderin
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit është i formës së prerë. Megjithatë ai tha se do të rishikohen pyetjet si dhe do të rindërtohet kalendari që ishte përgatitur për shkak të shtyrjes së procesit.
“Është një vendim i formës së prerë. Duhet të rindërtojmë kalendarin që kishim përgatitur, për shkak të shtyrjes së procesit. Bashkë mund të hartojmë një proces të shëndetshëm", deklaroi Beqaj.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO