Apeli e dënoi me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia: Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari

Apeli e dënoi me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia: Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari

Izet Haxhia

Dikur ka qenë ndër personat e tij më të besuar, ndërsa tani thotë se do ta vriste. Ish truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i dënuar me 21 vite burg për ekzekutimin e deputetit demokrat Azem Hajdari këmbëngul se nuk ka kryer kurrë vrasje, por nëse do ta bënte, i pari do të ishte ish-kryeministri.

“Deri më sot s’kam vrarë njeri, por po të vendos ta bëj Sali Berisha do të jetë i pari” – shkroi Izet Haxhia në librin e tij ku ka përmbledhur dëshmitë për vrasjen e Azem Hajdarit.

“Disa prej jush mund të më quajnë edhe “tradhtar” apo “bukëshkalë” pse unë flas kështu për Berishën. Jo, të dashur miq! Unë as kam qenë dhe as nuk mund të bëhem tradhtar apo bukëshkalë. Unë nuk kam tradhtuar duke rrëfyer në këtë libër të vërtetat dhe vetëm të vërtetat që di unë për Berishën. 

Tradhtari është Berisha! Është ai që na mashtroi, që na ndau mes nesh, që na përçau si popull, që na vodhi me klanet e monopolet e tij, që pas 25 vjetësh akoma mendojmë të braktisim e të shpëtojmë nga ky vend jonë që nuk iu nda mallkimi i atyre që e kanë drejtuar për tash 100 vjet. Dhe unë mendoj se një nga mallkimet dhe të këqijat më të mëdha të këtyre 100 vjetëve është Sali Berisha”, vijon më tej në librin ‘Izet Haxhia përballë Sali Berishës.’

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Izet Haxhinë, i cili do të vuajë 21 vite burg. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 01/11/2022 21:39

    Pak i ke 21 vjet o Izet,si një ndër mëkëmbësit e komunistitAntikomunist salihberisha@azemgomari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë