TIRANE- Në orën 12: 45 kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është larguar nga qelia e burgut 302, vetëm 2 orë pasi Gjykata e Apelit dha vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim me paraqitje.
“Komentet i bëri drejtësia”- ishte reagimi i parë i Xhelal Mziut menjëherë sapo ka lënë qelinë duke ngritur dy gishtat lart, simbol i Partisë Demokratike, pjesë e së cilës është.
ORA 10:23 GJYKATA E APELIT E LIRON
Gjykata e Apelit liron nga qelia e burgut kryetarin e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Zeqine Sollaku mori vendim për ndryshimin e masës së sigurisë nga ”arrest me burg” dhënë nga gjykata e Tiranës në “detyrim me paraqitje”. Mbështetësit të vendosur para godinës së gjykatës brohoritën vendimin.
Vendimi u dha rreth orës 10: 15 minuta dhe media iu komunikua nga vetë avokati i Mziut, Genc Gjokutaj.
Sipas avokatit gjykata ka argumentuar vendimin për lirimin nga qelia të Mziut me faktins e nuk ekzistojnë rrethana rënduesie për largimin e Mziut apo ndryshimin e provave. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë është kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Tiranës për masën e arrestit.
Pas pak pritet të nisë shqyrtimi i masës së sigurisë edhe për juristin në bashkinë e Kamzës, për të cilën gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit "burg në mungesë"
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e medias dhe as të kamerave.

(Foto: Xhelal Mziu duke dalë nga burgu)

MZIU KERKOI LIRINE NGA QELIA
Kryetari i Bashkisë së Kamzës kërkoi lirimin nga burgu në Gjykatën e Apelit. Ai ankimoi vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili e dha "arrest me burg" për kryebashkiakun blu në krye të Kamzës në mandatin e tij të dytë.
Dhjetra mbështetës të kreut të Bashkisë së Kamzës ishin vendosur para godinës së gjykatës në pritje të vendimit.
Kryebashkiaku u arrestua më 20 dhjetor 2013 për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera, duke i shkaktuar dëm shtetit, prej 800 mijë dollarë.
Po ashtu është dhënë masa e arrestit burg në mungesë dhe është shpallur në kërkim Atli Hoti, 37 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Juridike në Bashkinë Kamzë.
Partia Demokratike ka treguar se mbështet Mziun dhe po ndjek "nga afër dhe me mjaft vëmendje këtë proces të montuar politik ndaj një të zgjedhuri vendor". Madje dy herë një grup deputetësh të PD-së kanë vizituar në qelitë e burgut 302 kryetarin e Bashkisë së Kamzës.
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mziu feston lirinë nga qelia i ftuar do jetë edhe Basha