Apeli/Familja në Kombinat në 
gjendje të vështirë ekonomike

Apeli/Familja në Kombinat në <br />gjendje të vështirë ekonomike
Vështirësitë financiare ja kanë vështirësuar më shumë jetën një nëne 54 vjeçare e cila, përveç luftës për të siguruar bukën e gojës, duhet të shqetësohet edhe për bashkëshortin e sëmurë, djalin e vogël që ka në shkollë si dhe djalin që ka në burg.
 
E gjetëm vetëm në shtëpi. Na tha se bashkëshorti ishte në spital, njëri nga djemtë i ndodhet në burg, dhe i vogli në shkollë.

Ndërsa djali i madh, 27 vjeç i ishte larguar nga shtëpia drejt vendit fqinj, Greqisë.

Sot Xhemile Osmani, 54 vjeç kërkon ndihmë.

“Kërkoj një ndihmë për djalin. Është dënuar për vjedhje, për bukën e gojës, me babin sëmur dhe memec. Të shihet edhe për dritat, nuk mundem t’i paguaj 150 mijë lek, sa kanë vendosur ata në këtë shtëpi”.

Është banore e Tiranës në zonën e Kombinatit që prej 7 vitesh dhe është strehuar në shtëpinë që i ka bërë dhuratë kunati, por kjo shtëpi, sot ndodhet në kushte të mjerueshme.

Çatia pikon e gjitha, dhe pamjet e tregojnë qartë dhe skamjen e kësaj familje.
 
Xhemilja kërkon mbështetje, gjithashtu kërkon edhe punë për veten, për të cilën thotë se nuk mund ta sigurojë për shkak të moshës.

“Unë e bëj, pjatalarëse, pastruese ,e bëj nuk e kam problem. Kam kërkuar dhe nuk më kanë marrë se i kërkojnë më të reja”, shprehet ajo.

Të ardhurat që familja e saj, ka janë ndihma ekonomike prej 5 mijë lekësh në muaj si dhe ndihmat që ju japin familjarët.
 
Nëna e 4 fëmijëve bën apel për ndihmë, dhe jo vetëm për të siguruar disa të ardhura por edhe për të gjetur, sipas saj, drejtësi për të birin që ndodhet në qelitë e burgut. 

[gallery]20637[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr