Apeli i 75-vjeçarit për Report Tv: 
Jam rrugëve, dua të shkoj në azil

Apeli i 75-vjeçarit për Report Tv: <br />Jam rrugëve, dua të shkoj në azil
‘’Duhet të vete patjetër atje, se s’ka kush më bën hyzmet’’

Është 75 vjeç, i vetëm dhe kërkon të strehohet në qendër rezidenciale për të moshuar.
 
Sigurisht që synon qendrat publike, pasi ato jo publike janë të papërballueshme për pension e tij prej 18 mijë lekësh.
 
Ky është rasti i 75-vjeçarit Mehmet Osmani, i cili ka vetëm një kërkesë, të dali nga ferri ku jeton dhe të strehohet në shtëpi të moshuarish.

‘’Unë kërkoj që të iki në azil, kam edhe këtë motrën që është e sëmurë për veten. Kërkesa ime është që të shkoj në azil se nuk kam njeri. Jam rrugëve, nuk kam ku shkoj’’,-është shprehur Osmani.

Kushtet në të cilat jeton, nuk janë të denja për askënd, edhe pse ai paguan qeranë çdo muaj nga 12 mijë lekë.
 
Motra e Mehmetit, Lumturia, shprehet se është e vetmja mënyrë që të sigurojë përkujdesje për vëllain e saj, pasi ajo vetë është e pamundur nga ana shëndetësore, duke qenë se vuan nga një sëmundje tejet serioze.

‘’Unë kërkoj nga ana juaj që ta çojnë sa më shpejt në lagjen ‘’Ali Demi’’ se ky është rrugëve. Është kërkesa e tij sepse unë jam shumë rëndë nga gjiri, sepse vëllai nuk çohet por e kam të pamundur ta mbaj. Unë më shumë rri shtrirë sesa në këmbë’’,-është shprehur motra e 75-vjeçarit. 
 
Mehmeti ka kaluar një herë në komisionin e shërbimit social shtetëror, dhe madje i është sugjeruar strehimi i tij në qendrat jashtë Tiranës, por sipas të motrës, Lumturi Murati, kërkesa për të qëndruar në Tiranë është një domosdomshëri, që vëlla  e motër të kenë mundësi të takohen.
 
Report Tv iu drejtua Shërbimit Social Shtetëror, ku si përgjigje morëm regjistrimin e kërkesës tonë me shkrim, dhe më pas do të kemi mundësinë e një përgjigjeje.
 
Deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga ana e Shërbimit Social Shtetëror, Mehmet Osmani do të vazhdojë të jetojë në këto ambiente dhe pa përkujdesje, duke qenë se është edhe invalid.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeminstrin', Bardhi replikon me Çuçin: Nuk ka urgjencë, vetë RAI e shtyu emisionin

'Kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeminstrin', Bardhi replikon me Çuçin: Nuk ka urgjencë, vetë RAI e shtyu emisionin