Apeli i dha vulën/ Alibeaj me demokratët në Tiranë: S’kam asnjë lloj kënaqësie, e prisja! Do e respektoja çdo vendim, s’do dilja në protestë

Apeli i dha vulën/ Alibeaj me demokratët në Tiranë: S’kam asnjë lloj kënaqësie, e prisja! Do e respektoja çdo vendim, s’do dilja në protestë

Enkelejd Alibeaj në takim me demokratët në Tiranë

TIRANË- Enkelejd Aliebaj u ka bërë thirrje demokratëve pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha atij vulën e Partisë Demokratike, që t’i mbyllin dhe t’i harrojnë përçarjet dhe keqkuptimeve mes tyre.

Në takimin që pati me demokratët e degës 12 në Tiranë, Alibeaj tha se nuk u surprizua aspak nga vendimi i Apelit pasi e priste. Ai i ka kthyer përgjigje edhe Sali Berishës, duke thënë se do të mirëpriste çdo vendim, e nuk do të dilte të protestonte.

“U ndodhëm përballë një sprove, testi, karakteri, morali, politik dhe nuk ka qenë e thjeshtë, është dashur rezistencë, forcë, të mbajmë mbi kurrizin tonë edhe shumë epitete, shumë urrejtje mes nesh dhe kemi qene ne që kemi ditur që të ulim kokën, që t’i japim një provë që ka ca vlera të sakrifikosh, që është arsyeja pse PD lindi u formua dhe pas së cilës gjithë kjo pjesë të gjithë e kanë përqafuar atë. PD lindi e orientuar drejt përendimit, nuk e kishim menduar që ne të vendoseshim në këtë provë për t’i mbajtur lart ato vlera dhe parime të PD dhe pavarësisht vështirës të një viti dhe të një situatë të paimagjinuar, ia dolën duke dalë dinjitoz. Të mos jesh i shantazhuar apo lojërave të momentin, por për të parë të ardhmen. Nuk ndjej asnjë lloj kënaqësie që ne fituam vendimin e gjykatës, përkundrazi një orë e më parë, me atë vendim gjykate ta mbyllim, ta harrojmë, ka kaluar deri në ftohje të marrëdhënieve njerëzore, nuk kemi qenë ne shkaktarët, keni besuar te vlerat e PD, ndaj do doja këtë si mesazh të parë. S’duhet të kemi kurrëfarë triumfalizmi, kam qenë i bindur që një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte, prandaj e kam thënë, sido që të jetë vendimi do e pranonim. Nuk isha dakord me vendimin e Zhukrit, por nuk dola në protestë, kur një vendim gjykate i shkallës së parë edhe pse nuk më pëlqente, liruam zyrat se duhet të jemi të bindur se PD nuk është e një personi apo pronë private apo që të përdoret për interesa apo halle personale. Ne duhet të bindemi”, tha Alibeaj.

Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja vendosën rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Që do të thotë se vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme

Luis Meçe kërkon ndihmë për t’u shëruar,hapet Gofoundme