Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Hoxha kërkoi zëvendësim të masës "arrest në burg" me një masë më të butë duke e argumentuat me nevojat e veçanta të djalit të saj, si dhe faktin se vajza e mitur është shkëputur nga shkolla.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e arrestuar për korrupsion nga SPAK, katër ditë më parë kërkoi që të dalë nga burgu, me argumentin se s’ka kush të kujdeset për fëmijët e saj. Sipas Metanit, janë 5 raste kur gjyqtarja ka vepruar në kundërshtim me ligjin për t'i dhënë lirinë personave në mënyrë të padrejtë e për këtë duhet të shkarkohet.
Pak ditë më parë, gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK, pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë