Apeli i GJKKO-së lë në burg Safet Gjicin, ‘arrest shtëpie’ për Alma K

Apeli i GJKKO-së lë në burg Safet Gjicin, ‘arrest shtëpie’ për Alma K

1687777765_safetgjici.jpg

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Safet Gjicin, ndërsa ky i fundit kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie. Po ashtu, gjykata ka rrëzuar ankimin e Alma K., duke e lënë këtë të fundit në arrest shtëpie.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.06.02023 dhe nr. 74, datë 26.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S.Gj.

- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e hetuara A.K. nëpërmjet mbrojtëses së zgjedhur ndaj vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", njofton Gjykata. 


Lajmi kryesor:

Videoskandali sekusal, Apeli i GJKKO-së lë në burg Safet Gjicin! 'Arrest shtëpie' për Alma K.


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë