Tiranë- Gjykata e Posaçme e Apelit uli dënimin për ish-anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i shpallur fajtor për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim.
Apeli i GJKKO-së ndryshoi pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë ndaj të pandehurit Ardian Hajdari, për fshehje të ardhurash dhe refuzim i deklarimit, duke ia përgjysmuar verdiktin e dhënë në muajin janar të këtij viti dhe i ankimuar prej tij.
Ardian Hajdari ishte dënuar me 1 vit burg nga shkalla e parë për 5 raste fshehjesh të ardhurash dhe mosdeklarimi, që janë konvertuar në 2 vite shërbim prove.
Kurse sot, Apeli e ndryshoi duke e bërë 6 muaj burgim në bashkim dënimesh, të konvertuar në 1 vit shërbim prove.
Apeli ka pushuar akuzën për dy epidode të fshehjes së të ardhurave në vitin 2012 dhe periudhën tatimore 2013-2016.
Teksa la në fuqi fajësinë për mosdeklarim e fshehje pasurie dhe fshehje të të ardhurave për vitin 2017 dhe dha përfundimisht dënimin me 6 muaj burg, që konvertohet në 1 vit shërbim prove.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi si kryesues, Daniela Shirka dhe Florjan Kalaja si anëtarë, shpalli sot vendimin në lidhje me çështjen nr. 44 akti, të 23 korrikut 2024, mbi ankimin e Ardian Hajdarit, kundër vendimit që ishte marrë më herët, më 24 janar të këtij viti, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë", thuhet ndër të tjera në vendim..
Ankimimi i ish-anëtarit të KPA u mor pjesërisht në konsideratë nga trupa gjykuese, pa ia ndryshuar fajësinë. Hajdari u denoncua nga ish-magjistratët e shkarkuar me formë të prerë në Vetting nga KPA. Para tij ishte dënuar edhe ish-anëtari Luan Daci, që humbi detyrën.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.2%
-
Të gabuar
53.9%
-
Nuk e di
14.9%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, shtyhet seanca paraprake për deputetin demokrat, Asllan Dogjani
22 Janar, 14:21
-
Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin
21 Janar, 12:32
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin
20 Janar, 16:20
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar, 12:45
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40