Ky është Izet Onuzi i cili 20 vjet më parë në një aksident rrugor ka humbur të katër gjymtyrët e tij. Izetit  në moshën 25 vjeçare  ju desh që të përballej me faktin e tmerrshëm  të humbjes së gjymtyrëve si pasojë e kalimit të 19 vagonëve të trenit mbi trupin e tij.
 
Sot në moshën 45 vjeçare Izeti prodhon proteza për të gjithë personat të cilët kanë humbur gjymtyrët . Vetëm në Tiranë janë rreth 785 persona me aftësi të kufizuar të cilët kanë nevojë për pajisje të tilla.

Ambienti ku Izeti zhvillon veprimtarin e tij e ka marrë me vendim të këshillit bashkiak në Tiranë , por ajo që e ka detyruar t'i drejtohet mikrofonit të A1 Report është lajmi që ka marrë për kthimin e kësaj zone në rezidencë për komunitetin kinez që jeton në Shqipëri.

Duke qenë se të gjitha ndërtesat në këtë zonë do të shemben Izeti kërkon që ti mundësohet zhvendosja në një ambient tjetër ku të vazhdojë aktivitetin për prodhimin e protezave.

Nga kjo qendër përfitojnë proteza rreth 30-40 persona në vit. Proteza të tilla duhet të ndërrohen një herë në 5 vjet ose një herë në 3 vjet.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)