Pas shqetësime të ngritura nga Shoqata e Taksistëve në lidhje me taksitë e pa licencuara, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ditët e fundit ka marrë masa për kontrollin dhe ndëshkimin e këtyre mjeteve që në mënyrë abuzive qarkullojnë me ngjyrë të verdhë dhe me targa të bardha duke konkuruar në mënyrë të paligjshme mjetet e licensuara.
Në kuadrin e këtyre masave, Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, që kanë në përdorim mjete me ngjyrë të verdhë, ose me targa të bardha, që iu ka kaluar afati i licencës, dhe akoma kryejnë në mënyrë të kundërligjshme këtë shërbim, të marrin masa për të bërë ndryshimet karakteristike të mjetit, kthimin e tij në ngjyrën e rregjistrimit të parë, dhe ndryshimin e targave të mjetit.
Në të kundërt do të merren masa administrative që konsistojnë në dënime me gjobë nga 10 000 deri në 40 000 lekë, dhe tërheqje të lejes së qarkullimit të mjetit, e cila do ti kalojë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Transportit Rrugor, e cila merr masa për azhornimin e saj sipas dispozitave që janë shkelur.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com