Berisha në 'arrest shtëpie' kërkon të shkojë në Kuvend! shtyhet gjyqi se munguan prokurorët

Seanca e parashikuar në Apelin e GJKKO për shqyrtimin e kërkesës së ish Kryeministrit Berisha për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit është shtyrë për më 25 mars. Gjykata shtyu shqyrtimin pasi në seanca mungonin prokurorët e çështjes, të cilët kishin njoftuar më herët arsyen.

Avokati i Berishës, Gjokutaj ironizoi arsyen e mungesës që lidhej me angazhimin profesional duke e konsideruar një sebep.

'Për arsye profesionale nuk mund të ishin prezent. Është një sebep, janë dy prokurorë, të paktën njëri duhej të ishte prezent. Profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim. Sigurisht që me angazhimin  zotit Rama me punë të tjera duket kontakti i shkëputur.'

Gjokutaj u pyet edhe për uljen në tryezë të Rithemelimit me mazhorancën, por për Gjokutaj ajo nuk zgjidh problemin e Berishës që të marrë pjesë në seancat plenare.

'Ai kontakt atje nuk zgjidh problemin këtu. Zoti Berisha është në të njëjtat kushte. Jemi në kërkimet tona që ai të marr pjesë. Nga SPAK dhe Gjykatën e Shkallës së Parë na është rrëzuar. Është e rëndë të mungojnë prokurorët në seancë. Në një seancë ku ka një kërkesë shumë domethënëse. Si duket edhe një herë vërteton atë faktin se pa u rreshtuar politika këta nuk marrin pjesë dhe vazhdojnë me arsye profesionale.'

Më herët kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend ishte refuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Shkallës së Parë.

Tashmë pritet të japë vendim Apeli i GJKKO për kërkesën e Berishës të bërë përmes avokatëve Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?