Apeli i riktheu vulën, Alibeaj ftesë demokratëve: Të bëhemi bashkë në përballjen e 14 majit e të lëmë pas grindjet

Apeli i riktheu vulën, Alibeaj ftesë demokratëve: Të bëhemi bashkë në përballjen e 14 majit e të lëmë pas grindjet

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, e cilëson si një ogur të mirë për demokratët vendimin e gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e Agron Zhukrit dhe për të kthyer për rigjykim çështjen për vulën e PD-së në shkallën e parë.

‘Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira!’- shkruan Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Berisha: Gjykata lexoi atë që kishte përgatitur me kohë nga Rama! Alibeaj: Ogur i mirë për demokratët


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik