Apeli kthen për rigjykim katër 
burgimet përjetë të Dritan Dajtit

Apeli kthen për rigjykim katër <br />burgimet përjetë të Dritan Dajtit
TIRANE- Pesë muaj nga dënimi me katër burgime përjetë të Dritan Dajtit, në fillim të vitit 2015 do rinisë sërisht maratona e gjyqit të Dritan Dajtit,të akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës. Kjo pasi dje Gjykata e Apelit tek Krimet e Rënda, ka vendosur të rikthejë dosjen për rigjykim në shkallën e parë, duke nisur gjykimi nga zero.

Vendimi u mor nga një kolegj penal me kryesuese, Saida Dollanin dhe anëtarë, Dhimitër Larën, Sokol Binajn, Nure Dreni dhe Sokol Ngresi, ky i fundit i deleguar nga Këshilli i Lartë i Dtejtësisë, për mungesë gjykatësish. Trupi gjykues pasi ka analizuar faktet në dosje dhe procedurën e marrjes së provave, ka arritur në konkluzionin se dënimi i Dajtit është kryer në mungesë të respektimit të ligjit, pasi disa seaca gjyqësore janë zhvilluar pa avokat dhe pa praninë e tij, në sallën e gjyqit.

Fitorja e Dajtit
Vendimi i djeshëm i Apelit për Krime të Rënda është cilësuar si një fitore nga konsulentët ligjorë të tij, të cilët sqaruan se procesi në shkallën e parë ka qënë i njëanshëm dhe se duhej që të gjykohej nga gjyqtarë që ishin të paanshëm. Mbrojtësit ligjorë të tij vunë në dukje se megjithëse Dritan Dajti ka një dënim ende të pashlyer për vrasjen e një biznesmeni ndërtimi në Tiranë, gjatë ditëve në vazhdim do të kërojnë nga gjykata e Shkallës së Parë, që t’i llogarisë afatet e paraburgimit të qëndrimit në burg të Dajtit, pasi sipas tyre këto afata janë drejt përfundimit. Nëse mbarojnë afatet, atëherë gjykatës do t’i duhet t’i ndryshojë masën e sigurisë nga arrest në burg në atë të arrestit në shtëpi, çka do të thotë se procesi ndaj Dajtit të zhvillohet në gjëndje të lirë.

Por një vendimi që e dënon atë me 21 vite burg, nuk e lejon të përfitojë nga afatet e paraburgimit, pasi është pikërisht ky vendim që e mban në burg edhe pse afatet i përfundojnë. Në 7 gusht të 2009, Dritan Dajti ekzekutoi katër efektivët e policisë, Altin Dizdarin, Kastriot Feskajn, Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari. Në dëshminë e dhënë para gjykatës, shefi i “GOS” Arjan Muça ka deklaruar se falë informacioneve operative kishin gjetur numrin që përdorte Dritan Dajti dhe menjëherë kanë kërkuar vënien në përgjim të tij, por nuk është miratuar nga shefat e tij.
 
Tradhtia në polici Kush nga kryepolicët refuzoi të përgjonte numrin e Dajtit
Kush është personi që refuzoi të vinte në përgjim Dritan Dajtin në operacionin e 7 Gushtit 2009 dhe që tradhtoi efektivët e policisë? Një numër shqiptar që përdorej nga Dajti, para se të arrestohej është kërkuar që të vihej në përgjim, por kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër.

Nga përgjimet e bisedave nuk është përfituar asnjë informacion, për shkak se numri nuk u vu kurrë në përgjim. Po kush është personi që e ndaloi një veprim të tillë sot e kësaj dite nuk dihet dhe se ka nevojë për hetim nga prokuroria. Kjo e fundit pas 275 seancash gjyqësore ka dhënë pretencën për të pandehurin Dritan Dajti, ku në konkluzjonet përfundimtare prej 75 faqesh të prokurorit Ardian Nezha, është kërkuar dënimi me “burg përjetë” të pandehurit Dajti dhe 10 milion lekë të vjetra.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë