SHKODER - Kleves Muja është lënë në arrest shtëpie nga gjykata e shkalles së dytë në Shkodër. Vendimi është dhënë mesditen e së enjtes nga Gjykata e Apelit ndërsa Muja përfaqesohej nga avokatët e tij pasi ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë si pasojë e atentatit që pësoi në burg ditë më parë, kur u godit me kaçavidë në qafë nga një tjetër i dënuar.

Trupi gjykues i ka vlerësuar te drejta pretendimet e mbrojtes ndërsa ka lënë në arrest shtëpie ish-kreun e komunës Rrethinë që akuzohet për kryerjen e vepres penale të trafikimit ndërkombëtar në Itali.

Drejtësia e vendit fqinj e ka akuzuar Mujën se ishte pjesë e një grupi të drejtuar nga anëtarë serbë dhe malazezë të ish-paramilitarëve “Tigrat e Arkanit”. Për këtë, Muja ishte shpallur person në kërkim nga autoritetet italiane në fillim të vitit 2010, në kuadër të operacionit “Shah Mat” i iniciuar nga prokuroria e Barit në Itali dhe i shtrirë në pesë shtete si Itali, Serbi, Malin e Zi, Zvicër dhe Shqipëri.

(im/shqiptarja.com)