'Partizani'/ Sali Berisha në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore! I ndalohet komunikimi! GJKKO jep vendimin, oficerët e ekzekutojnë

Nga kjo e shtunë (30 dhjetor 2023), Sali Berisha është zyrtarisht në arrest shtëpie. 1 ditë para ndërrimit të viteve e në vijim, Berisha duhet të qëndrojë brenda 4 mureve të banesës së tij, i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në territorin e të cilit dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndërtoi kulla.

Kur gjyqtarja Irena Gjoka vendosi arrest shtëpiak, ish-kryeministri Berisha, ndoshta duke e kuptuar se i kishte shteruar të gjitha përpjekjet për ta zvarritur këtë proces përmes procedurave, qëndroi në banesën e tij.

Aty priti oficerët e policisë që i shkuan në shtëpinë e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” rreth orës 14:45, për t’i njoftuar verdiktin e Gjykatës së Posacme: arrestin në shtëpi, ndalimin e komunikimit me persona jashtë banesës dhe mbikëqyrje policore.

Prokuroria kërkoi që Berisha të ruhej 24 orë me polic te dera, por gjykata vendosi për mbikqyrje periodike, që do të thotë se SPAK dhe policia do të shkojnë për kontrolle blic kur ata ta gjykojnë, për të parë nëse Berisha është apo jo në banesë.

Avokatët nuk folën në emër të tij nëse Berisha do e pranojë këtë masë apo jo, por lanë të kuptuar se nuk ka rrugë tjetër, kur paralajmëruan se do ta ankimojnë masën e arrestit në Shtëpi, në Gjykatën e Apelit. Ndërsa Luçiano Boçi në një deklaratë për median nga selia e Rithemelimit foli me gjuhën e Berishës duke hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

"Morën urdhër nga Edi Rama", tha Boçi.

Për një seancë rutinë të zëvendësimit të një mase sigurie ndaj një personi në hetim, kjo ishte hera e parë që vendimi u zvarrit me më shumë se 1 javë. Pas 3 herëve radhazi që Berisha nuk zbatoi masën e detyrimit të paraqitjes, të vulosur edhe nga Gjykata e Apelit në 21 nëntor, SPAK mori autorizimin e Kuvendit për ashërsimin e masës së deputetit të opozitës më 21 dhjetor, dhe iu drejtua zyrtarisht Gjykatës së Posaçme më 22 dhjetor. Me disa kërkesa radhazi për përjashtimin e gjyqtares Irena GJoka, avokatët me prokurë nga Berisha, Sokol Mëngjesi e Genc Gjokutaj, arritën të shtyjnë 2 herë dhënien e vendimit, derisa GJKKO u shpreh më 30 dhjetor.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Shenim: Për Report Tv dhe shqiptarja.com raportojnë nga terreni gazetarët: Keti Banushi dhe Danjela Maloku

Për të gjitha zhvillimet ndiqni lajmet më poshtë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Braktiset Berisha! Arrestin e pret i vetmuar, asnjë mbështetës e militant poshtë shtëpisë

 

Momenti kur oficerët e BKH dhe të Krimit Ekonomik shkojnë në shtëpinë e Berishës për t'i komunikuar masën, ka vetëm gazetarë

Arresti në shtëpi me mbikqyrje policore periodike duke i kufizuar dhe komunikimin, ka qenë një nga ngjarjet më të rënda dhe ndoshta më e vështira në 33 vite politikë për Sali Berishën.

E pikërisht në këtë ditë ish kryeministri duket se është braktisur dhe nga ai grup militantësh sa një grusht që e mblodhi para pak ditësh para Gjykatës së Lartë kur po zhvillohej gjyqi për vulën e PD.

Kështu, Berisha arrestin në shtëpi e priti i vetmuar, pa mbështetës në seli apo pranë shtëpisë ndërsa i pari që i doli në mbrojtje ishte i biri Shkëlzeni.

Edhe aleatët e dikurshëm opozitarë sot kanë heshtur, ndërsa reagime të nxituara pati Gazment Bardhi dhe Ilir Meta, kurse PD zyrtare dhe vetë Basha nuk kanë reaguar. 

Vetëm pak orë pas dhënies së arrestit në shtëpi, heshtjen e theu vetë Berisha në rrjetet sociale duke e quajtur masën e sigurisë hakmarrje politike.

Ora 15:44
Berisha në arrest shtëpie, avokatët si Rithemelimi sulmojnë drejtësinë: GJKKO vrapoi të pranonte kërkesat e prokurorëve politikë, masa në kundërshtim me ligjin

1703947669_avokatte.jpg

Dy mbrojtësit e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për shtyp të ngjashme me ato të selisë së Rithemelimit për të kundërshtuar vendimin e GJKKO për të pranuar kërkesën e SPAK duke i caktuar Sali Berishës masë sigurie arrest në shtëpi dhe me mbikqyrje periodike policore.

Duke bërë një renditje kronologjike të të gjithë procedurave që janë ndjekur deri te arresti në shtëpi për Berishën, pavarësisht se ky i fundit nuk respektoi masën e parë detyrim paraqitje, avokatët përsëri e quajnë vendim politik.

“GJKKO vrapoi të pranonte kërkesat e prokurorëve politikë, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, thuhet mes të tjerash në deklaratën për shtyp.

Deklarata e plotë

Deklaratë e avokatëve të Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha. Gjykata izolon Sali Berishën me urdhër politik në kundërshtim me ligjin Arben Kraja, ish-oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist, i konvertuar në Prokuror Special Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai, e përfolur për lidhjet e saj me rrjetin kriminal të PS, kërkuan për kryetarin e PD-së Sali Berisha arrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi.

Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 20.10.2023, pas urdhrave publikë politikë të Edi Ramës, mori vendim për caktimin e dy masave të kufizimit të lirisë ndaj Sali Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë dhe kreut aktual të Partisë Demokratike të Shqipërisë, përkatësisht ndalim dalje nga vendi dhe detyrim paraqitje dy herë në muaj para prokurorisë.

Këto masa ishin në kundërshtim flagrant me garancitë kushtetuese, të cilat ofrojnë imunitet për deputetët. Masa të tilla si kufizimi i lirive të deputetëve, pengimi i lëvizjes së tyre jashtë shtetit, kontrolli i banesës, si dhe liri të tjera kushtetuese, si ajo e shprehjes, e ushtrimit të funksioneve politike, kërkojnë që autorizimi parlamentar të jepet ex-ante nga Kuvendi i Shqipërisë (neni 73 i Kushtetutës së Shqipërisë).

Zoti Berisha i denoncoi këto masa si antikushtetuese dhe refuzoi t'u bindej, pasi të veprosh ndryshe do të nënkuptonte dhënien e lejes për çdo gjyqtar apo prokuror për të shkruar një kushtetutë sipas urdhrave të qeverisë.

Për shkak të këtij qëndrimi, Prokurori Special i është drejtuar Kuvendit dhe ka kërkuar zëvendësimin e këtyre masave me masat e paraburgimit. Kërkesa nuk u mbështet me asnjë provë, siç parashikohet nga procedura dhe precedentët e përcaktuar, por në vend të kësaj, me vendime gjyqësore antikushtetuese. Duke sqaruar çdo dyshim se kush e drejtonte maskaradën, anëtarët e Partisë Socialiste (PS) të Komisionit Parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit nuk hezituan të shfaqnin paragjykimin e tyre publikisht përpara se të merrnin vendimin.

Dhënia e autorizimit të kërkuar nga Kuvendi u bë në shkelje të procedurës së përcaktuar në Rregulloren Parlamentare. Në kundërshtim me Rregulloren dhe procedurën përkatëse që, parashikon që deputetit të prekur i jepet e drejta e fjalës dhe që raporti i Komisionit Parlamentar për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lexohet në seancë plenare, në mënyrë që deputetët të informohen për vendimin që do të marrin, asnjë nga kushtet për marrjen e një vendimi të vlefshëm nuk u plotësua. Gjatë seancës së Kuvendit, kryetarja e mazhorancës së Partisë Socialiste, futi mbi 50 policë të Gardës në sallën plenare dhe mori vendimin për miratimin e kërkesës së prokurorisë pa lexuar asnjë nga dy raportet e Komisionit të Mandateve dhe pa i dhënë mundësi Berishës të flasë pa praninë e forcave të Gardës në sallën e Kuvendit.

Pas vendimit të mazhorancës parlamentare të PS-së, prokurori i posaçëm, Arben Kraja, një nga oficerët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, i shkarkuar nga detyra në vitin 1996 në përputhje me Ligjin e Lustracionit, dhe i cili e mban sërish detyrën në kundërshtim me ligjin e prokurorisë speciale që ndalon ish-oficerët e policisë sekrete të punojnë si prokurorë, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai, e përfolur për lidhjet e saj me rrjetin kriminal të PS, i kërkuan gjykatës të vendosë ndaj Berishës masën e arrestit shtëpiak, nën mbikqyrje policie, dhe ndalimin e komunikimit me këdo përveç anëtarëve të familjes së tij të ngushtë.

GJKKO vrapoi të pranonte kërkesat e prokurorëve politikë, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale (KPP).

Mbrojtja e zotit Berisha kërkuan që gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, të përjashtohej nga çështja për anshmëri dhe shkelje të rëndë të përsëritur të ligjit. KPP-ja përcakton se pas një kërkese të tillë, procedura duhet të shtyhet deri në marrjen e vendimit mbi të. Në kundërshtim me ligjin, gjyqtarja Gjoka vazhdoi procedurën dhe pranoi kërkesën e prokurorëve pa u gjykuar kërkesa për përjashtimin e saj. Kujtojmë që Irena Gjoka ka qenë gjyqtare e shkarkuar në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha, atehere president, dhe kërkesat e mëparshme të avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja janë rrëzuar me komandë.

Këto masa kundër Z. Berisha u caktuan ndërkohë që ai çështë vetëm person nën hetim dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë pavarësisht hetimeve të vazhdueshme trevjeçare. Asnjë nga kriteret ligjore që kërkohen me ligj për caktimin apo përshkallëzimin e masave të kufizimit të lirisë nuk u plotësua në këtë rast. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal material ose procedural të Republikës së Shqipërisë, që përcakton se liria e komunikimit të një personi mund të kufizohet në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Për më tepër, liria e shprehjes dhe e organizimit politik janë liri themelore kushtetuese dhe si të tilla për zbatimin e tyre në rastin e deputetëve të kuvendit duhet të kërkohet autorizim i posacëm nga Kuvendi i Shqipërisë. Çdo vendim i marrë në kundërshtim me këtë procedure është i paligjshëm dhe si i tillë, i pavlefshëm.

Ora 15:43
Avokati i Berishës zbulon sesi e priti ish-kryeministri komunikimin e masës së GJKKO për arrestin shtëpiak

 

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi në një dalje për mediat nga banesa e ish-kryeministrit të cilit iu komunikua masa e arrestit shtëpiak nga agjentët e BKH dhe sektorit të krimit ekonomik, tregoi sesi e priti kreu i Rithemelimit vendimin.

Shkurtimisht, Mëngjesi tha se Berisha e priste një gjë të tillë.  

Gazetarët: Si e priti Berisha komunikimin e masës së arrestit?

Mëngjesi: Normalisht një gjë e pritshme. U uroj festa të gëzuara. Mirupafshim!

Ora 15:22
FOTO/ Berisha zyrtarisht në arrest shtëpie, 4 oficerë të BKH dhe të sektorit të krimit ekonomik hyjnë në banesën e tij dhe i komunikojnë vendimin e GJKKO

 

Duke nisur nga ora 15:00 ish-kryeministri Sali Berisha është zyrtarisht në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme për akuzat që rëndojnë ndaj tij për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të kompleksit ‘Partizani’

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raportoi se në banesën e Sali Berishës u paraqitën 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 2 oficerë të krimit ekonomik të cilët i komunikuan masën e arrestit shtëpiak. Ish-kryeministri i priti në banesë dhe komunikimi zgjati rreth 25 minuta.

Ora 14:55
Oficerët e policisë mbërrijnë në shtëpinë e Berishës, do ti komunikojnë masën për ta izoluar në banesë

 

Gjykata e Posaçme ka vendosur mesditën e sotme (30 dhjetor) pranimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë  ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga  “detyrim paraqitjeje” në “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë në banesën e Berishës kanë mbërritur edhe oficerët që do t’i komunikojnë vendimin për ta izoluar në shtëpi.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Sali Berisha do të mbikqyret nga shërbimet e policisë gjyqësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ora 13:55
Berisha i vetëm pret ekzekutimin e vendimit 'arrest shtëpie' e braktisin të gjithë

 

Sali Berisha ndodhet në banesën e tij në rrugën Mustafa Matohiti ku do të presë dhe oficerët që do të ekzekutojë vendimin për ta izoluar në shtëpi.

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku raporton se poshtë banesës së tij nuk ka asnjë militant apo dhe deputetë mbështetës.

Ndërkohë deputeti I Rithemelimit njoftoi një konferencë për median në orën 14:30.

Ora 13:26
Arrest shtëpie për të atin, reagon i biri Shkëlzen, Policia merr në dorë vendimin, pritet ekzekutimi! Veprimi i parë i Rithemelimit

1703937929_finalprojekt.01390621.Still106.jpg

Drejtoria e krimit ekonomik i policisë së shtetit merr urdhrin e ekzekutimit per masen e Berishes. 

Ndërkohë menjëherë pas vendimit të GJKKO-së që i izolon të atin në shtëpi ka reaguar Shkëlzen Berisha.

“Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!” shkruan ai në një postim në facebook ndërkohë

 Në ora 14:30, N/kryetari i PD, Luçiano Boçi ka njoftuar konferencë për median.

Ora 13:03
Berisha në arrest shtëpie, i ndalohet komunikimi/ Avokati Gjokutaj: E papranueshme, duhej të merrej leja e Kuvendit

 

Në dalje të gjykatës Avokati Genc Gjokutaj e quajti të papranueshme mbikqyrjen policore si dhe ndalimin e tij për të komunikuar.
Për këtë Gjokutaj tha se gjykata duhet të merrte leje nga Kuvendi.

“Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton.”, tha ai.

Ora 12:53
A do ta zbatojë Berisha masën e arrestit të shtëpisë? Ja si përgjigjet avokati i Berishës

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj pas masës së arrestit për Sali Berishën u pyet nëse do ta zbatojë vendimin e gjykatës. Avokati la të kuptojë se Berisha do ta zbatojë masën e se ndodhet në banesë.

‘Kjo nuk është pyetje... do ta zbatojë apo jo, ai ndodhet në banesë. Tani bëni pyetje që është për të bërë. Do të ketë mbikëqyrje policore.’- tha avokati.

Avokatët kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin.

Avokati i Berishës tha se kanë depozituar kërkesën përjashtimin e gjyqtares e kanë bërë dje me postë.

‘Kërkesën e bëmë dje me postë pasi ikte afati dhe ne s’kishim setin e provave, gjykata su shpreh fare me vendim ndërkohë që kërkesa është duke ardhur, në një panik për kërkesën për përjashtimin e saj ky ishte vendimi sot.’- tha Gjokutaj.

Ora 12:49
Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa! SPAK dhe Policia ta kontrollojë! Report Tv publikon vendimin

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron vendimin e zbardhur të Gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka për Sali Berishën.

Vendimi

1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga "Mustafa Matohiti", Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

4- Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

5- Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 31/12/2023 11:03

    I fusin ca vite arrest shtepie ose burg dhe me aq i lane gjynahet. Nderkohe miliardat qe vodhen nuk guxon askush t'ia konfiskoje or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Loku: 31/12/2023 08:44

    Sali Berisha meriton te hynte ne burg qysh ne 1997, por mo Mir von se Kurr, esht antishqiptari mo i modh futi ndarjen veri - jug kur ne jemi nji popull nji komb.

    Përgjigju
  • Polici: 31/12/2023 07:56

    Po ky ish Polici Molla i cili ka qënë i shkarkuar për korrupsion, qënka rikthyer në policinë e shtetit????? Një i proceduar për mitmarrje në kohën e Berishës i rikthyer në polici ja komunikon masën po një të dyshuari për korrupsion. Eh ç vete

    Përgjigju
  • Iris: 31/12/2023 01:49

    Cfare renie !! Shkelqimi e renia e shokut Sali.Nga mjek i shkelqyer,ne politikanin,kryeministrin,presidentin per te cilin mblidheshin turma,ne Berishen e vetmuar,i urryer gati nga te gjithe,i padeshirueshem nga dy vende te botes,i braktisur nga vende te tjera,i lene vetem nga militante e besnike dhe i detyruar ne arrest shtepie nga kodi penal! Dhe ky eshte vetem fillimi i nje fundi te keq e te palavdishem qe pret ceshtje te tjera per t'u hapur akoma dhe me te renda se /Partizani/-97',98',21 Janari,Cez-Dia,piramidat.

    Përgjigju
  • De jongen: 30/12/2023 21:58

    Sali Berisha eshte babai I kombit dhe I demokracis, gjunaf qe U katandis kshu

    Përgjigju
  • Cubi: 30/12/2023 21:42

    Më në fund Shqipëria u çlirua me dt.30/12/2023 fiks pas 33 vjetesh. U shoft rraca e qenerve.

    Përgjigju
  • Byrek: 30/12/2023 20:44

    Urrrraaa suflaqe per te gjithe. Bravo cuna

    Përgjigju
  • Arben: 30/12/2023 18:52

    Sot eshte nje dite e madhe per partine Socialiste! Me Saliun ne arrest shtepie dhe me opoziten e percare u sigurua edhe mandati 2025-2029. Mund te festojme qe sot kete mandat te ri. Faleminderit Edi Rama! Je strateg i madh!

    Përgjigju
  • LABI: 30/12/2023 18:10

    Le të fillojë festa!

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/12/2023 18:08

    E hongri hajdar Sal Berisha shkoi aty ku i takonte në vrimën e miut. Tani partin anti Shqiptare do ta drejtoi Magjari Flamuri pa bisht. E Edi Ram shpejt pushtetin do ja dorzoi Magjarit Flmur Nokës. E lum Shqipria tani nēn drejtimin e Flamur Magjarit do bin petlla nga qelli e Shqiptarët sdo punoin. Rroft Magjar Flmuri pa bisht.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/12/2023 18:05

    Paç kemben e mbare saleh edhe per zenin dhe OLSIN e edvinit,se ky i fundit eshte me kartele SOCIOPATI.

    Përgjigju
  • Partia: 30/12/2023 16:49

    Mbaruan hallet tona, tani do kthehen 2 mln shqiptarë, do ulen çmimet e s'do ketë me korrupsion. Mjekësia do jetë falas e arsimi nivele Amerikë e lart. Të rrojë partia...

    Përgjigju
  • Polic #: 30/12/2023 16:49

    Të të ekzekutojë vendimin P.M!! Hahahaha kjo është e dhjerë fare!! Hahahahaha sa kam qesh!! Dmth Sali kërma nuk vlen asnjë grosh më!!

    Përgjigju
  • Qwert: 30/12/2023 16:18

    Sala mori 300 miljon amerikan perpara dhe jo dy polica qe i kan cuar tek dera..prit neser kur ti zeri me shqelma ata dy policat sala trim mbi trimat..

    Përgjigju
    • D.D: 30/12/2023 16:47

      Pastaj Cfare vjen? - burgu adoleshentet zakonisht veprojne pa menduar cfare vjen pas asaj qe bejne ose ata qe u ka ikur mendja.Nongrates nuk i ka ikur mendja akoma - eshte ne fazat e para

  • Dajti. D: 30/12/2023 16:11

    Lajm me i mire dhe me i gezueshem ne 30 e ca vjet tranzicion shqiptar.MOri fund mosndeshkueshmeria dhe njekohesisht me te tranzcioni i zgjatur. Mund te mos jete lajm i mire per nje perqindje te vogel trushplaresh si Lucioano Boci ,Mul noka e ndonje tjeter, por per 80% te shqiptareve eshte lajmi dhe gjeja me e mire qe i ka ndodhur ketij vendi. POr ne na interson me shume tani konfiskimi i pasurise se pushtetareve te ber eme vjedhje e korrupsion- burgu dhe disktretitimi publik jane te dytet. Gezuar vitin e ri te gjithe komentuesve ne kete forum

    Përgjigju
  • fatal division: 30/12/2023 16:10

    Nje krijese e peshtire Salehi, fatkeqesia me monstruoze e shqiptarise qe i besoj Amerikes në ato muaj te pare te rrezimit komunizmit. Salehu ishte ai qe Amerika mbeshteti. Kjo ishte arsye ja qe populli i vuajtur u mashtrua nga nje injorrant e delirant qe në gene kishte plaçkitjen e vrasjen. (Debimi familjarisht nga Berisha e Pukes pasi vodhen e vrane priftin). Saleh Birisha qe kurr nuk demostroj qytetari e as kulture vrau e zhgaterroj cdo vlere e virtyt , vrau rinine anembane Shqiperise. Vodhi parate e kursimet e fukarenjve , fondet e femijeve autike e jetime. Në se ka Zot e drejtesi ai duhet izoluar në burg dhe e ardhmja e familjes tij hajdute dhe vrasese te jete e Kobshme. Jete të gjate e plot vuajtje Saleh !!

    Përgjigju
    • Partia: 30/12/2023 17:21

      Kushedi sa po vuan ne shpi, ne te ftohte e pa ngrënë. Te jem si ty dal festoj ne rruge se ti je i varfër e ai ka rregulluar 7 breza e ska bo nje ditë burg.

  • Genc: 30/12/2023 16:10

    Ju nuk po bëni dot as mosbindje maloke se mosbindje civile jo e jo. As malokët nuk ju vijnë më nga mbrapa.

    Përgjigju
  • '":;,÷: 30/12/2023 14:46

    Me ba nje krahasim ata simpatizantat qe i kan shku mrapa Berishes 30 vjet.Ne 1990 ra KOMUNIZMI edhe ne RRUMANI edhe ne SHQIPNI e RRUMANIA pranohet ne BE ne 2007.p Prej plehnave BERISHA-META kurse tesh diskutohet per ne edhe nese do jet e mundun e nese ju vjen keq e me hater atyne me na pranu ne 2030!Kta hajna mos e gzoshin jeten e vet se shyqyr ka nje zot nalt qe"VONON PO NUK HARRON"

    Përgjigju
  • Drini⁷: 30/12/2023 14:33

    Fitoreeeeeee sot hapet dite e re per shqiptaret. Sonte do ha gjelin e vitt te ri e do pi vere te behem dru, neser gjel tjeter.

    Përgjigju
  • Gjyshi: 30/12/2023 14:03

    Sali Qameti u rrezua, per burg eshte Malltezi dhe Shkelzeni. Kesaj i trembet qe po rri si m*t ne shi. Te urojme mos te behet nje pazar i tille nga amerikanet. Te denohen vetem per cfare kane bere, as me shume dhe as me pak. Kjo do ishte drejtesi per popullin shqiptar. Luthiano Boxieri qe rrahu Lucen si rrugac aq e ka takatin. Tani se voton me as gruaja e tij, jo me ti kete peshe fjala. Une kam hallin e Mulit dhe Balkiut qe mbeten si qen pa te zot.

    Përgjigju
  • Lumi Lana: 30/12/2023 13:57

    Nje hale me pak !

    Përgjigju
  • Lindi: 30/12/2023 13:37

    Berisha, kafshe qe parish cfare ka ndertuar. Shkaterron vendin, partine qe krijoi dhe ne fund familjen e vet.

    Përgjigju
  • anna: 30/12/2023 13:34

    Po pastrohen rruget e Tiranes per disa dite.Shkelzeni u merzit per babain kriminel po te ishte pushtet tjeter ai ne burg e kishte vendin ose ne litar. Familje pa idin e iman .

    Përgjigju
  • Hahs: 30/12/2023 13:09

    Vate dhe Berisha shkoj per lesht e Currit!

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/12/2023 13:01

    Tani do beje mosbindje civile me Gjokutaj dhe Mengjesin.

    Përgjigju
  • turisti: 30/12/2023 12:52

    Do te sherbeje edhe si objekt turistik shtepia me police tek dera...

    Përgjigju
  • Lexhenda: 30/12/2023 10:32

    Do i jap vall bakllava me helm policeve pas dere nesr mroma?

    Përgjigju
  • Igor: 30/12/2023 10:04

    Po kush do i paguaj policet qe do ta mbrojne kete qelbersire ka mjaft para te vjedhura te popullit te varfer le ti paguaj vet shpenzimet ,populli mjafte kane paguar per keta kriminela ,hajduta me poste te larta (Pra beni gati LITARIN )

    Përgjigju
    • Shefqet Çela: 30/12/2023 13:35

      KËNDON GJELI KI-KI-KII LAJMËRON GJITHË DYNJANË QOFTËLARGU NË SHTËPI DO TË RRIJË NË HAPSANË

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë