Apeli lë në burg Inspektoren e
Përgjitshme të Bankës së Shqipërisë

Apeli lë në burg Inspektoren e<br />Përgjitshme të Bankës së Shqipërisë
TIRANE - Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi do të vijojë të qëndrojë në burg, e vënë përballë akuzës së “shpërdorit të detyrës” sa i përket skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.  Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që dha në mungesë masën e sigurisë të “arrestit me burg”, ndaj saj. 

Apeli rrëzoi kështu kërkesën e avokatit të Golemit, i cili duke e argumentuar të paligjshëm arrestimin, kërkoi lirimin e klientes së tij.

Golemi akuzohet se nuk ka kryer audite periodike në Bankën e Shqipërisë, ashtu sic e parashikon ligji. Golemi do te vijoje te vuaje masen  e arrestit ne qeline e paraburgimit 313 ku edhe ndodhej prej 10 ditesh. Inpektorja Golemi u arrestua te Premten (5 Shtator) ne nje dite me Guvernatorin Fullani, tashme te shkarkuar nga detyra nga Komisioni parlamentar i Ekonomise.

golemi ne gjykate
(Ne foto: Inspektorja Golemi duke zbritur nga furgoni i policise drejt ambjenteve te Gjykates se Apelit)

Golemi flet për herë të parë…Kontollet i bëja, arrestimi im i paligjshëm

Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi ka folur për herë të parë në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës që rëndon ndaj saj sa i përket moskryerjes së auditeve në këtë institucion. Nga banka e të akuzuarit,Golemi e ka quajtur të jashtëligjshëm arrestimin e saj.
Golemi është shprehur para trupës gjyqësore se i ka dhënë prokurorisë dosjet e auditimit. “Ku mund të ndërhyj unë tek provat? Nuk ka rregullore që filan kohë apo periodicitet për të ushtruar audit. Unë me ligj kam detyrim të raportoj çdo tre muaj para Këshillit Mbikëqyrës dhe e kam bërë këtë gjë”, -tha Golemi.
 
“Shpreh kundërshtinë time për akuzat dhe arretumin tim. Cdo gjë është bërë në mungesën time”, vijoi Golemi.
 
Ajo është shprehur se anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqiëprisë , Ermelinda Meksi në korrik e ka kërkuar ta takojë, sipas saj, pa praninë e administratorit. “Nuk u takuam pasi raportimin e bëra në prani të administratorëve”, tha Golemi

golemi
(Ne foto: Inspektorja Golemi ne sallen e seancave ne Gjykaten e Apelit)

Por për prokurorin Nezir Gjoka, argumentet e inspektores Golemi nuk qëndrojnë dhe ajo duhet të qëndrojë në burg. “Golemi ka vepruar në shkelje të ligjit pasi nuk kanë bërë kontrolle periodike siç thotë ligji. Veç në 2011-ën nga Golemi nuk ka patur asnjë kontroll. Inspektorja Golemi duhet të qëndrojë në burg. Golemi nuk ka raport as tek Këshilli Mbikëqyrës i Bankës. Kjo provë dhe nga dëshmitë e anëtarëve Dhori Kule, Ardian Civici (tashmë i dorëhequr), Ermelinda Meksi, Elisabeta Gjonit (guvenratore neë detyë) dhe Ela Golemit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë