TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg Artevis Mene, ish-vartësin e ish ministrit të Punës në qevrinë Berisha. Mene i cili u arrestua në një ditë mëish-ministrin Ksera akuzohet për veprën penale" Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës".

Nesër pritet të shqyrtohet kërkesa e Spiro Kserës për lirimin nga burgu. Spiro Ksera është arrestuar nga policia mbrëmjen e së premtes nën akuzën e vjedhjes së 30 milionë lekëve të reja duke shpërdoruar detyrën, ndërsa nesër në oren 13.00 do të dalë para gjykatës. 

Bashkë me Kserën në pranga kanë rënë edhe tre ish-zyrtarë të ministrisë që ai ka drejtuar, mes tyre dy gra. Artevis Mene 27 vjeç, ish-punonjës në ministrinë e Kserës, u arrestua në fshatin Gorcanci ku ai jeton, pranë Derviçanit. E arrestuar është edhe 31-vjeçarja Elda Kozaj nga Fieri dhe banim në Tiranë ish-punonjëse në ministrinë e Punës.

Ndërsa ekonomistja e shoqërisë "Shpresa", Pranvera Lile 58 vjeç nga Gjirokastra dhe banim në Tiranë, akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)