TIRANE - Gjykata e Apelit ka lënë në burg aksionerin e futboll klub “Partizanit”, Paro Laçin. Në seancën e sotme, avokati mbrojtës i Paro Laçit, Artan Kukeli ka kërkuar që të lirohej, me pretendimin që klienti i tij ka lëvizur jashtë Shqipërisë dhe nuk është ndaluar nga policia.
Vetë aksionieri i “Partizanit” nuk e ka pranuar identitetin e rremë të përdorur prej tij si serbi Berisic Paro dhe ka theksuar se është edhe në interes të tij të bashkëpunojë dhe nuk i fshihet drejtësisë.
Pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, Gjykata e Apelit me kërkesë të Prokurorisë ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, dënimin me 40 ditë burg.
Paro Laçi pasi të mbarojë 40 ditët e burgimit do të ekstradohet në Itali, pasi atje akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Aksioneri i klubit të futbollit “Partizani” u arrestua pasditen e 7 dhjetorit nga forcat specilae të Policisë së Tiranës në një operacion sekret.
Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar Laçin në vitin 2006 me 10 vite e katër muaj burg, pasi në vitin 1997 ai akuzohej për trafikimin e një sasie prej 31 kilogramësh heroinë dhe 34 kilogramë kokainë të pastër të kapur nga policia e qytetit të Milanos.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com