TIRANE- Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me gjobë për Aldrin Dalipin drejtuesin e këshilltarëve socialistë në këshillin bashkiak të Tiranës. Por me vendimin e sotëm, kjo gjobë ulet nga 1 milionë lekë të reja në 200 mijë lekë të reja.

“Është gjobë mjerane ndaj meje si anëtar i Këshillit Bashkiak”- thotë Aldrin Dalipi në një prononcim telefonik për tv A1 REPORT menjëherë pas marrjes së vendimit duke e cilësuar një vendim si presion në këto momente kur në këshillin bashkiak kanë ndërruar balancat dhe koalicioni PS- LSI kërkojnë mbledhjen e këshillit bashkiak për të shqyrtuar kërkesën e shkarkimit të Njazi Kosovrastit.

“Ky është një vendim i nxituar pasi personi që ka drejtuar këtë proces gjatë gjithë kësaj jave ka tentuar me ngulm të thirrë mbledhjen e gjykatësve, para mbledhjes së këshillit bashkiak. Është histori e gjatë mes meje këshilltarëve bashkiakë të majtë e Lulzim Bashës në lidhje me denoncimet e mia për korrupsion.”- sqaron Dalipi.

Dalipi, i cili nga koalicioni i këshilltarëve PS- LSI është propozuar për tu emëruar në vend të Kosovrastit thotë se nuk do të heqë dorë dhe do të cojë cështjen deri në Gjykatën e Lartë.

“Gjobë mjerane e qesharake, nuk i heq asnjë presje akuzave të mia për korrupsion. Lulzim Basha do shkojë në Gjykatën e Lartë. Garantoj se këshilli bashkiak i Tiranës do i kthehet qytetarëve. Përfundoi koha e shfrytëzimit të këshillit për shkaqe politike”- nënvizon Dalipi.

PROCESI GJYQESOR
Procesi i padisë në Gjykatën e Tiranës ka nisur nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha i cili akuzon Dalipin për shpifje. Procesi nisi pas publikimit nga Shqiptarja.com të aferave korruptive të lidhjeve të Lulzim Bashës me kunatin e tij Erjon Isufaj për vendosjen e kioskave 3000 mijë eurosh në rrugën Murat Toptani me rastin e festave të 28- 29 Nëntorit 2011.

Ne mbështetëm denoncimet që Shqiptarja.com bëri në atë kohë për aferat korruptive të lidhura me kioskat. Basha bëri padi në gjykatë duke kërkuar 10 milionë lekë gjobë, por gjykata e Tiranës e uli në 1 milionë lekë, ndërkohë që Apeli e uli në 200 mijë lekë.

”Është gjobë qesharake, nuk më tremb as mua as këshilltarët e majtë”- përsirit Dalipi duke këmbëngulur se cështjen nuk do e lërë këtu por do e cojë në Gjykatën e Lartë.


(sg/shqiptarja.com)