Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës
së Parë, burg përjetë ndaj Aldo Bares

TIRANE - Mbetet në burg përjetë kapobanda i Lushnjes, Aldo Bare. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit së Krimeve të Rënda në Tiranë , e cila ka lënë ne fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Seanca e sotme në Gjykatën e Apelit është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në kushte të rrepta sigurie.

Sipas avokatit të Bares, Vladimir Mece, pas vendimit të sotëm do të vijojë beteja gjyqësore. Ai do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë pasi për të klienti i tij është i pafajshëm.

Mbi kreun e “Bandës së Lushnjes”, Aldo Bare, rëndojnë akuza për krijimin e organizatës kriminale, më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.

Aldo Bare akuzohej gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Evropës Perëndimore.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti