TIRANË - Menjëherë pas raportimit të gazetarëve të emisionit Urbanika në A1 Report instancat shtetërore janë vënë në lëvizje në lidhje me rastin e 3-vjeçarit të sëmurë me Sida. Pas apelit të gjyshes 64-vjeçare në emisioni Urbanika në A1 Report për djalin e vogël nga Vlora, Drejtoresha e Shërbimit Social në Vlorë, Ines Stasa ka shkuar që në mbrëmje në shtëpinë e të sëmurit. Në një intervistë pas kësaj ajo u shpreh se instancat e shërbimit social do ta ndihmojnë djalin e sëmurë.
 
"Djalin do ta çojmë në një qendër në Durrës për tu kuruar. Këtë gjë na e miratoj edhe gjyshja e tij”, ka thënë Stasa për A1 Report.
 inesa stasa
(Në Foto: Intes Stasa, duke folur për A1 Report pas vizitës tek banesa e 3-vjeçarit të sëmurë)

Ndërkohë gjyshja e djalit 3 vjec, e cila mban mbi supe peshën e viteve dhe sëmundjen e moshës, diabetin, i duhet të gjejë ushqimin e përditshëm për 3 fëmijët, veshmbathjen apo dhe ilaçet për djalin mbartës së virusit HIV/ AIDS.
 
3 vjecari me sida
(Foto/Djali 3-vjeçar)

Ajo bëri apel me anë të A1 Report se ndihet e pamundur për t`I ushqyer jetimët dhe shprehet se është e pamundur nga ana ekonomike për të mbajtur djalin e sëmurë dhe dy motrat e tij më të mëdha.
 
E moshura, 64 vjeç, shprehet se ka kërkuar ndihmën e intancave shtetërore për të marrë pensionet e fëmijëve por sipas saj ajo ka marrë vetëm shumë e 2 mijë lekëve për këtë muaj nga 4500 lekë që duhet të merrte.
 
Kjo është një histori e dhimbshme e një djali 3 vjeçar të sëmurë me sida I cili kërkon përkrahjen e shtetit për të marrë kurimin e duhur dhe për të marrë ushqimin e nevojshëm për vete dhe motrat e tij jetime.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)