Apeli në Report Tv nuk shkoi në vesh të shurdhët! Nënë Elefteria nga Saranda kalon me sukses operacionin te Trauma! Do strehohet në një shtëpi të re

Apeli në Report Tv nuk shkoi në vesh të shurdhët! Nënë Elefteria nga Saranda kalon me sukses operacionin te Trauma! Do strehohet në një shtëpi të re

Nënë Elefteria në spitalin e Traumës pas operacionit

TIRANË- Nënë Elefteria nga Saranda është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës ku gjithçka ka shkuar shumë mirë, teksa shumë shpejt do të strehohet në një shtëpi ku mund të jetojë si të gjithë! Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila sqaroi se nënë Lefteria është në fazën e rikuperimit.

"Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve kirurgë të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses.

Nënë Elefteria është në fazën e rikuperimit dhe më gëzuan pa masë fjalët e saj për stafin e përkushtuar që i shpëtoi jetën.

Sapo të jetë gati të lërë spitalin, do të kujdesemi për një strehë të sigurt për të moshuarën e vetmuar", shkruan Manastirliu.

Historia e saj u soll në vëmendje nga Report Tv. E braktisur nga familjarët dhe nga institucionet shtetërore, Lefteria ishte "pushtuar" nga insektet për shkak të problemit shëndetësore. Ajo qëndronte natë e ditë jashtë në gjendje të mjeruar, por pas kronikës së gazetarit Limos Didani, jeta e saj mori kthesën e shumë pritur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 19/09/2020 16:18

    Komplimentet me te perzemerta per gazetarin e REPORT TV.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv